Kancelarit gjerman Olaf Scholz dhe delegacionit të tij iu desh të braktisnin papritur fluturimin shtetëror që nisej nga Tel Avivi për në Kajro për shkak të një alarmi ajror në aeroportin e qytetit izraelit.
Siç raportohet nga mediat vendase, Scholz u dërgua në një ndërtesë me një makinë dhe pasagjerët e tjerë u shtrinë në tokë. Gjatë alarmit u lëshuan dy raketa kundërajrore, të cilat dëgjoheshin qartë nga aeroporti.
Pas disa minutash pasagjerët mundën të riktheheshin në aeroplan.
Lajmi kryesor: