Dy kallëzime të një pas njëshme janë depozituar në komisariatin e Fierit ku kërkohet ndihma e policisë për gjetjen e familjarëve të zhdukur pa lënë asnjë gjurmë.
Një 38-vjeçare është shpallur në kërkim pas denoncimit nga ish-bashkëshorti i saj. Ai në polici ka treguar se ish-gruaja është larguar nga shtëpia dhe se ka braktisur dhe fëmijët e tyre të mitur.
“Shërbimet e Komisariatit të Policisë Fier shpallën në kërkim shtetasen V. H., 38 vjeçe, pasi ka kallëzuar ish-bashkëshorti, se është larguar nga banesa dhe ka braktisur fëmijët e tyre të mitur. Punohet për kapjen e 38-vjeçares”, njofton policia.
Ndërkohë një 44-vjeçare me iniciale E. P., ka denoncuar në polici largimin nga banesa të vajzës së saj 15-vjeçare.
“Dje, kallëzoi shtetasja E. P., 44 vjeçe, se ishte larguar nga banesa, vajza e saj 15 vjeçe. Punohet për gjetjen e 15-vjeçares”, thuhet në njoftimin e policisë.
Komente







