ROME - Një alarm për bombë është raportuar mbrëmjen e sotme në aeroportin e Fiumicinos në Romë të Italisë. Lajmi bëhet i ditur nga mediat italiane sipas të cilave, alarmi për bombë ka ardhur pas dyshimeve në bagazhin e një shtetasi slloven, i cili është ndaluar nga ana e policisë.
Sipas mediave italiane, bagazhet ku dyshohet se është bomba, ndodhet në një nga aeroplanët e kompanisë fluturuese “Niki”, brenda të cilit ndodheshin 82 pasagjerë.
Në vendin e ngjarjes kanë mbërritur forcat speciale dhe ato xheniere të cilat kanë nisur punën për zbulimin e bombës dhe çaktivizimin e saj, nëse alarmi rezulton i vërtetë.
Redaksia Online
(e.c/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com