Katër persona janë vrarë pas të shtënave me armë zjarri në një shkollë fillore në shtetin e Oregonit në SHBA.

Sipas mediave të huaja, të shtënat në shkollën Fillore Silver Rail filluan rreth orës 13:00, kur policia u thirr nga dikush i cili tha se ishte qëlluar me armë në drejtim të makinës së tyre.

Menjëherë pas kësaj, policia filloi të merrte telefonata emergjente që raportonin se i dyshuari, i cili sipas policisë ishte një djalë 16-vjeçar, kishte hyrë në shkollë.

Një kalimtar i rastësishëm, pasi pa të shtënat të fillonin, e ndoqi sulmuesin brenda në shkollë dhe e qëlloi për vdekje, tha policia.

Tre minuta më vonë, oficerët mbërritën në vendngjarje. Ata konfirmuan se sulmuesi ishte vrarë dhe më pas kontrolluan shkollën.

Viktimat përfshinin tre fëmijë të moshës 5, 8 dhe 11 vjeç dhe një mësues, tha Shefi i Policisë së Bend, Mike Krantz. Po ashtu, një fëmijë shtatëvjeçar dhe një mësues 54-vjeçar u dërguan në një spital lokal me "lëndime kritike", tha ai.

Shkollat ​​në të gjithë qytetin e Bendit janë mbyllur të premten, me zyrtarët që thonë se komunitetit i duhet një moment për 't'u shëruar'.