Alarm për bombë në fluturimin
Gjenevë-Beirut, Fiumicino në alarm

ITALI- Një alarm për bombë është senjalizuar, pak orë më parë, nga Fluturimi ME214 që ishte nisur nga Gjeneva për në Beirut. Avioni i titpit Airbus 320, me 118 pasegjer dhe 7 pjestar të ekuipazhit në bord, është shoqëruar drejt aeroportit të Fiumicinos (Itali) nga mjete fluturuese luftarake të Aeronautikës italiane. Për të zbuluar më pas që bëhej fjalë për një alarm fals.
 
Menjëherë pasi është ulur në aeroportin “Leonardo da Vinci”, rreth orës 14:00, avioni në fjalë është rrethuar nga një kordon sigurie dhe të gjitha flututrimet në këtë aeroport janë anulluar për gati 15 minuta. Pas kontrolleve të autoriteteve alarmi u shua pasi në avion nuk u gjet asnjë bombë. Por kjo ngjarje ka shkaktuar vonesa në nisjet e fluturimeve të pasi aeroporti kishte aktivizuar procedurat anti-terrorizëm.
 
Të gjithë pasegjerët e fluturimit, 118 persona, janë shoqëruar menjëherë në zonën e shërbimeve sanitare të aeroportit ku mësohet dhe se sëbashku me bagazhet u janë nënshtruar kontrolleve. Deri më tani asgjë shqetësuese nuk është komunikuar.
 
Por alarmi është dhënë para pak orësh nga autoritetet zvicerane pasi morën një senjializim që njoftonte për prezencën e një bombe në një nga fluturimet e kompanisë Middle East Airlines. Në avionin në fjalë, alarmin e ka dhënë vetë komandanti pasi një nga pjestarët e ekuipazhit kishte gjetur në bordh dhe një valixhe që nuk i përkiste asnjërit prej pasagjerëve.
 
Në momentin që u bë senjalizimi, ME214 ndodhej në hapësirën ajërore italiane dhe për këtë arsye shoqërimin e këtij të fundit drejt aeroportit të Fiumicinos e kanë bërë disa avionë luftarakë supersonik.
 
Redaskia Online
(e.n/Shqiptarja.com)

/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës: 13 Mars, 08:44

    Zgjedhjet e 11 majit, cila listë e kandidatëve iu bind më shumë?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Pepolit/ Rama merr mandatin e katërt më 11 maj me 50.5% të votave! Berisha me aleatët forcë e dytë, por me rënie! Lapaj renditet i treti

Sondazhi i Pepolit/ Rama merr mandatin e katërt më 11 maj me 50.5% të votave! Berisha me aleatët forcë e dytë, por me rënie! Lapaj renditet i treti