Një telefonatë anonime ka alarmuar kryeqytetin grek pasditen e sotme. Mediat greke raportojnë se një telefonatë për bombë në parlament, ka ngritur në këmbë institucionet e sigurisë.
Sipas informacioneve paraprake, telefonuesi, një burrë, deklaroi se në Parlament ishte vendosur një bombë dhe paralajmëroi se do të ndodhte një shpërthim. Ai, megjithatë, nuk dha një orar të përcaktuar apo afat kohor për shpërthimin.
Menjëherë pas telefonatës, në godinën e Parlamentit u mobilizuan autoritetet dhe nisën kontrollet nga njësia për neutralizimin e mekanizmave shpërthyes (TEEM), me qëllim verifikimin e kërcënimit dhe kontrollin e ambienteve.
Policia po heton nëse bëhet fjalë për një kërcënim real apo një alarm të rremë, ndërsa kontrollet në godinë vijojnë.












Komente
Komento