Një automjet në pronësi të një banori të Korçës, i identifikuar si Gëzim Pasho, 54 vjeç, me detyrë inspektor në Sektorin e Inspektimit të Pyjeve në Korçë, u bë mesditën e së dielës objekt kontrolli pas dyshimeve për vendosje të një lënde plasëse.

Automjeti tip “Audi A6” ndodhej i parkuar në Lagjen 18 në Korçë, zonë që u rrethua menjëherë nga forcat e policisë. Në vendngjarje mbërritën edhe forcat xheniere antieksploziv, të cilat kryen verifikimet në automjet dhe zbuluan se në të ishte vendosur një pajisje GPS dhe jo lëndë plasëse, duke larguar kështu dyshimet fillestare.

Burime paraprake bëjnë me dije se ende nuk dihet kush e ka vendosur pajisjen në mjet, ndërsa po hetohen rrethanat e ngjarjes. Dyshohet se personi që ka vendosur GPS-in mund të jetë filmuar nga kamerat e sigurisë gjatë natës, ndaj policia i ka sekuestruar ato për verifikime të mëtejshme.

Ndërkohë, pronari i automjetit është shoqëruar në komisariat për të dhënë deklarime lidhur me rastin.

Lajmi në përditësim