Alarmante/690 raste të reja me
kancer për 7 muaj në Kosovë

Alarmante/690 raste të reja me<br />kancer për 7 muaj në Kosovë
Në Kosovë, në 7-mujorin e parë të këtij vitit, janë konstatuar 690 raste të reja me kancer.

Arben Bislimi, nga Shoqata e Onkologëve të Kosovës ka bërë të ditur se kanceri i gjirit është patologjia që po shënon rritje. Bislimi deklaron se si Shoqatë e Onkologëve do të marrin një iniciativë nga muaji shtator që të ketë fushata ndërgjegjësuese nëpër komuna, lidhur me këtë sëmundje.

“Duke krahasuar vitin 2015 me këtë vit, duke u referuar në të dhëna të Institutit Onkologjik, ka rritje, ku numri i rasteve të reja me kancer të gjirit është 585. Sipas kësaj shifre, po na del se deri në fundvit do të kemi më tepër se 1100 raste të reja. Pra, kanceri i gjirit po dominon si patologji”.

“Ne, si Shoqatë e Onkologëve të Kosovës, aktivitetet tona pretendojmë t’i kemi më aktive nga shtatori, ku do të fillojmë me ligjërata nëpër disa komuna dhe besoj sedo të reflektojmë” , ka thënë Bisimi.

Zyrtarë nga Organizata Botërore e Shëndetësisë në Kosovë, tashmë kanë tërhequr vërejtjen se me një kujdes më të madh të njerëzve, sëmundja e kancerit edhe mund të parandalohet në shumë mënyra.

Ata thonë se janë disa faktorë që do të mund të ndikonin pozitivisht në parandalimin e sëmundjes së kancerit, si lënia e duhanit, pasi një ndër shkaktarët e sëmundjes së kancerit të mushkërive, shkaktohet pikërisht nga pirja e duhanit.

Por, janë edhe kontrollet e rregullta mjekësore dhe zbulimi i hershëm që i rrisin shanset për trajtim më të mirë dhe më të lehtë.

Redaksia Online
Al.Ç/shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Ku po i kaloni pushimet e verës?



×

Lajmi i fundit

'Ura e dëmtuar e Rilindjes', Berisha del bllof sërish me postimin e Qytetarit Dixhital! Publikon pamje që nuk ndodhen fare në Shqipëri

'Ura e dëmtuar e Rilindjes', Berisha del bllof sërish me postimin e Qytetarit Dixhital! Publikon pamje që nuk ndodhen fare në Shqipëri