Alarmet e Ilir Metës

Alarmet e Ilir Metës

Ilir Meta

Kreu i shtetit në detyrë Ilir Meta, ka ngritur sërish “alarmin” e rradhës, duke deklaruar se “Shqipëria po shkon drejt kapjes totale të shtetit”. Përmes një deklarate dalë nga zyra e tij, kreu në detyrë i shtetit deklaron “asnjë reflektim nga Kuvendi ndaj këshillave të Komisionit të Venecias, të dhënat e shtrembëruara dhe pyetjet vetësugjeruese të Kuvendit, synojnë lexim të gënjeshtërt të situatës”.

Zoti Meta i dërgoi letër ku i “dokumenton” Venecias, dhe një listë pyetjesh që “qartësojnë kushtetutshmërinë e veprimeve të secilit”. Nuk dihet në fakt se çfarë e ka “shtyrë” zotin Meta të nxitojë dhe të ngrejë alarmin e rradhës, por duket se emërimet e fundit në organet e reja të drejtësisë janë shkaku kryesor.

Prej muajsh vazhdon përplasja institucionale mes institucionit të Presidencës (Ilir Metës), Kuvendit të Shqipërisë dhe kreut të KED, lidhur me emërimet në organet e reja të drejtësisë. Sipas tij “mosrespektimi i radhës përbën shkelje të Kushtetutës”, duke argumentuar me “përqëndrimin në duart e një partie të vetme të bashkive, këshillave bashkiake, institucioneve të tjera, madje duke tentuar edhe Gjykatën Kushtetuese”. Por fakti është se, edhe pse Kuvendi dhe qeveria, kanë kërkuar vazhdimisht bashkëpunim institucional, kjo e fundit është refuzuar në çdo rast nga Presidenca.

Alarmet e rreme të kreut të shtetit, kanë kohë që kanë krijuar përshtjellim institucional, duke përmendur dekretimin dhe ç’dekretimin e paligjshëm të datës së zgjedhjeve, paracaktimin e një date tjetër e cila nuk kishte lidhje fare me zgjedhjet lokale, refuzimin e dekretimit të ministrit të Jashtëm, apo alarmin e tij për “djegie të Parlamentit dhe përplasje civile” në protestat e vitit të kaluar. Të gjitha këto, dhe alarmi më i fundit i ngritur në Venecia mbi “kapjen e shtetit”, argumentohen nga zoti Meta “për dhënien e një opinioni mbi procesin e zgjedhjes së anëtarëve të Gjykatës Kushtetuese në Republikën e Shqipërisë”. Kreu në detyrë i shtetit, ka informuar Venecian për “shkeljet kushtetuese e ligjore të Parlamentit për zgjedhjen pa garë (sipas tij) të Elsa Toskës dhe Fiona Papajorgjit”. Në pikat e tjera që renditen janë se “nga Kuvendi nuk ka pasur asnjë reflektim ndaj këshillave të Komisionit të Venecias”. ‘

Sipas kësaj logjike, dhe sipas zotit Meta “Shqipëria në çekuilibër të plotë të mekanizmave të kontrollit e balancës, rrezikon kapjen totale të shtetit”. po nga kush ? Njeriu që përgjatë situatave të rënda që kaloi vendi në 2019, bënte “sehirxhiun” dhe shtegtonte maleve në eskursione me miqtë e vjetër, njeriu që papritur e pakujtuar ç’dekretoi një datë të ligjshme zgjedhjesh, duke përmbushur oreksin e Doktorit të Lulzimit, njeriu që papritur paralajmëronte se “do të ngre popullin ndaj kësaj qeverie që shkel Kushtetutën” edhe pse ajo është e dalë nga vota e lirë e shqiptarëve, njeriu që deklaronte se “do të vesh opingat për të mbrojtur shtetin ligjor”, ka nisur ti shkruajë letra Venecias. Duke mos patur punë, në fakt zoti Meta ka nisur të hapë punë, jo duke bërë njeriun që është “mbi palët”, por duke u pozicionuar hapur në llogoren e ish-opozitës.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Haha: 26/01/2020 13:42

    Ilir Met mafishja

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

‘Mos lejojmë askënd të na e ul flamurin’, Rama: Ta rreshtojnë në oborrin e shtëpisë së familjes së bashkuar europiane

‘Mos lejojmë askënd të na e ul flamurin’, Rama: Ta rreshtojnë në oborrin e shtëpisë së familjes së bashkuar europiane