Ish ministri i Ekonomisë dhe Energjetikës, Pajtim Bello thotë se raporti i cili dokumenton veprimtarinë e CEZ për 6 mujorin e parë të 2013, ka tregues të këqinj, të cilat priten të përkeqësohen më tej dhe vërtetojnë keqmenaxhimin, shqetësimet dhe situatën e rëndë energjetike.
Sipas kalkolimeve, të publikuara nga ky raport dhe të krahasuara me 2012, nga e gjithë sasia e energjisë elektrike që është futur në rrjet vetëm 44 % është faturuar tek konsumatori dhe 56 % është pa adresë, dhe e pafaturuar.
"Vetë konsumatorët e energjisë elektrike kanë marrë një energji elektrike 1.38 miliardë kilovat/orë nga 3.3 miliardë kilovat/orë që janë në sistem. Pra mbi 50% e energjisë që futet në sistem humbet. Kjo është një rezultat që krahasohet me vitet 96-97 kur ish KESH, që i kishte të gjithë sistemet përbrenda, doli nga kontrolli”- komenton ish-ministri i Energjetikës në bisedën në studion e A1 Report me gazetarin Andi Kapxhiu.
Po kështu tregues tjetër i rëndë janë dhe niveli i ulët i arkëtimeve. Për 6 mujorin e parë të 2013 nga CEZ janë arkëtuar 1 miliardë lekë më pak se në 2012.
"Vetëm muaj qershor ka 400 milionë lekë më pak arkëtim se në 2012. Kjo tendencë tregon se shoqëria po keqmenaxhohet. Në situata të tilla do të çojë shoqërinë të ketë të ardhura me pak dhe do e detyrojë të mos bëjë pagesa dhe importin , ashtu siç po ndodh. Borxhet e CEZ janë 450 mln euro. Këto nuk janë krijuar për 6 muaj por për 6 muaj janë rritur ndjeshëm”- komenton Bello
Ish ministri i Energjetikës Pajtim Bello shpreh shqetësimin për situatën duke shtuar se CEZ nuk e ka vënë në dijeni ERE për aktivitetin e saj, sipas ligjit, s po degradohet tregu i energjisë, çka do të ketë pasoja shumë të rënda.
PROKURIMET PUBLIKE, SIPAS RREGULLORES SE BRENDSHME TE CEZ
Tjetër problem shqetësues i publikuar në raport është se procedurat e ndjekura nga kompania për prokurimet publike është ajo e bazuar në Procedurat e Brendshme të CEZ Shpërndarje dhe jo në Procedurat e Prokurimit Publik, siç është përcaktuar në nenin 12, pika 2, te Rregullores se sipercituar dhe me shkresen e ERE-s derguar CEZ Shperndarje me nr.124/2, date 15.02.2013.
Raporti shton dhe se tenderat për tre nga prokurimet e realizuara deri tani janë zhvilluar para vendimit të marrë nga ERE.
Konkretisht:
-Tenderi “Rikonstruksioni i Linjes 35 kV nga Nenstacioni Shkodres 2 ne drejtim Velipoje” eshte zhvilluar ne daten 23.04.2013;
-Tenderi “Ndertim -montimi i fiderit 20kV per mbulimin e Zones se Shkembit te Kavajes ne drejtim te Golemit nga Nenstacioni -Shkozet” eshte zhvilluar ne daten 23.04.2013;
-Tenderi “Ndertimi i Linjes 20kV nga Saranda drejt zones turistike te Ksamilit” eshte zhvilluar ne daten 30.04.2013.
CEZ RAPORTOI FOND LIMIT ME TE VOGEL SE MIRATOI ERE
Konstatohet gjithashtu se vlera e fondit limit dhe aq më tepër e Fondit te Prokuruar është shumë më e vogël se ajo që kompania CEZ Shpërndarje, në administrim të përkohshëm ka sjellë për miratim në ERE.
Në tabelën e mëposhtme duken qarte këto diferenca:
Raporti nuk është marrë në shqyrtim ende pasi pritet që të rregullohet situata e administrimit e shoqërisë CEZ shpërndarje. Ish ministri i Energjetikës thotë se po degradohet tregu i energjisë dhe do të ketë pasoja shumë të rënda nëse nuk do të merren masa të menjëhershme.
Redaksia online
(sg/shqiptarja.com)