Alarmi i deputetit të VV-së Abrashi: ‘24 shtatori’ mund të përsëritet nga Radoiçiç, kemi informacione! Analisti Arifi: SHBA e BE të mos neglizhojnë Kosovën

Deputeti i Vetëvendosjes, Artan Abrashi në një lidhje Skype në “Studio Live” në Report TV, një ditë pasi kryeministri Albin Kurti paralajmëroi se po përgatitej një tjetër sulm terrorist nga Milan Radoiçiç, deklaroi se kanë informacione se sulmi i 24 shtatorit  i ndodhur në Banjskë, në veri të Kosovës mund të përsëritet.

“Institucionet e sigurisë kanë informacione të bazuara se një skenar i tillë do të përsëritet pikërisht prej mungesës së përgjegjësisë dhe mosndëshkimit të autorëve të krimit pas 24 shtatorit. Lënia në liri e kryeterroristit Radoiçiç patjetër që do të krijojë kushte për një gjë të tillë. Radojçiç po krijon kushtet”, tha Abrashi gjatë bisedës me gazetarin Arbër Hitaj.

I pyetur për qëndrimin e diplomacisë shqiptare, deputeti i Vetëvendosjes tha Edi Rama duhet të mbështesë Kosovën.

"Edi Rama duhet të jetë në anën e Kosovës, po sillet si ndërkombëtar", tha Abrashi.

Abrashi pati kritika edhe për sjellen e opozitës së Kosovës.

“Qeveria e Kosovës ka qenë e gatshme është e gatshme çdoherë që të dialogojë edhe me opozitën. Ne i njoftojmë në lidhje me zhvillimet që ndodhin por nuk shohim një sjellje që reflekton dhe nga ana e tyre. Aktualisht qeveria jonë i ka numrat në Kuvend. Do ishte mirë një situatë ku kemi unitet në politikë.”

Analisti Dritro Arifi kërkoi që të bëhet më shumë nga ndërkombëtarët në raportin mes Kosovës dhe Serbisë.

“Probleme me Serbinë do të kemi edhe 1 mijë vjet deri sa të zgjidhet çështja e Kosovës me Serbinë. Radojçiç është periferia, problemi është shteti serb. Mund të destabilizohet rajoni, por sot është shumë e vështirë për shkak të rrethanave ku ndodhet sot Ballkani”, tha Arifi.

“Kosova duhet të ndihmohet që të dalë nga vorbulla e çmendurisë ballkanike. Po e shohim çfarë ndodhi në Ukrainë prej neglizhencës së BE dhe SHBA, kemi në lindjen e mesme një konflikt prej neglizhencës, konflikt që mund të marrë përmasa edhe më të mëdha”, shtoi ai.

“Është vështirë sepse edhe kryenegociatorët janë zgjedhur, nga një vend që nuk e njeh republikën e Kosovës, si Lajçak. Lajçak ka dështuar edhe më parë. Ka dështuar në Bosnje Kjo nuk do të thotë se Kosovës mund ta pengojnë edhe më shumë këta”.

Kryeministri i Kosovës, Kurti, shkroi në rrjete sociale se po organizohet një tjetër sulm në veri të Kosovës. Sipas Kurtit,  Radoiçiç, ka udhëhequr një takim me rreth 40 politikanë serbë e zyrtarë të komunave ilegale nga Kosova.

B.K/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Maks: 20/11/2023 20:34

    Merrni masa vete te mbroni kosoven Amerika dhe Uck ju dha lirin tani pergjigjuni mbrojtjes se kosoves nuk do vriten amerikanet dhe europjanet per ju Hapni syt se mos ja mbathni si para 25 vjetesh dhe ankoheshit qe po ju mobilizon me forc Uck ja

    Përgjigju
  • SHQIPTARI: 20/11/2023 19:47

    Mos u tut bre burrë se trimin albin kurtin.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Dosja 'Sky ECC' në Greqi: Çfarë u zbulua për Aleksandër Sadikajn dhe si u transferuan në Spanjë 400 mijë euro nga Denis Grabocka

Dosja 'Sky ECC' në Greqi: Çfarë u zbulua për Aleksandër Sadikajn dhe si u transferuan në Spanjë 400 mijë euro nga Denis Grabocka