OBSh ka dhënë alarmin se antibiotikët që për dekada na kanë shëruar sëmundjet e zakonshme dhe të lehta mund të mos parandalojnë vdekjen tonë. Madje antibiotikët, sipas Organizatës Botërore të Shëndetësisë, po paraqesin krizën edhe më të madhe se epidemia e AIDS-it e viteve 1980.
Lajmi për rrezikshmërinë ndaj infeksioneve qoftë të vogla, të cilët mund të shkaktojnë edhe vdjeken është botuar në “The Telegraph”, ku citohet se një gërvishtje në gju për fëmijën si pasojë e rrëzimit nga biçikleta, infeksionet e zakonshme të fshikëzes në mesin e të moshuarve në shtëpitë e kujdesit dhe operacionet rutinë për të zëvendësuar ijet e thyera, të gjitha mund të rezultojnë fatale, në kohën kur antibiotikët janë duke u bërë gjithnjë e më të padobishëm.

Sipas ekspertëve në Angli "epoka e mjekësisë së sigurt po përfundon" dhe fondet e qeverive duhet të hidhen në prodhimin e barnave të rinj.
Dr.Keiji Fukuda, Asistent Drejtor i Përgjithshëm i OBSH për Sigurinë Shëndetësore, tha: "Pa veprim urgjent dhe të koordinuar bota është drejtuar për një epokë post-antibiotik, ku infeksionet e shpeshta dhe lëndimet e lehta, të cilat ishin të shërueshme për dekada të tëra, mund edhe një herë të vrasin".
OBSH-ja thotë se nëse nuk marrim veprime të rëndësishme për të përmirësuar përpjekjet për të parandaluar infeksionet dhe gjithashtu për të ndryshuar mënyrën se si ne prodhojmë, përshkruajmë dhe i përdorim antibiotikët, bota do të humbasë gjithnjë e më shumë prej këtyre mallrave të shëndetit publik global dhe pasojat do të jenë shkatërruese. Redaksia Online (m.z/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com