Të gjithë ata që preferojnë së tepërmi produktet e përpunuara të mishit, duhet të tregojnë kujdes. Kjo pasi këto produkte si suxhuku, proshuta dhe llojet e tjera të mishit të kuq të përpunuar , mund të shkaktojnë kancer.
Alarmi vjen nga Organizata Botërore e Shëndetësisë e cila ka në program që të deklarojë se proshuta, suxhuku dhe mishrat e tjerë të përpunuar, rrisin rrezikun e prekjes nga kanceri. Pra mishi i kuq mund të etiketohet si kancerogjenë për qeniet njerëzore.
Sipas Daily Mail, më datë 26 tetor , produktet e pëpunuara të mishit do të grupohen në të njëjtën kategori me ato të cigareve dhe alkoolit, sa i përket rrezikut të prekjes nga kanceri.
“Prova të forta tregojnë që ka një lidhje mes mishit të kuq të përpunuar me kancerin e zorrëve”, thuhet në faqen e NHSChoices. Personat që konsumojnë shumë mish në përgjithësi, janë më të rrezikuar për t’u prekur nga kanceri i zorrëve, në krahasim me ato që hanë më pak.
Megjithatë, mishi i derrit, qingjit dhe viçit mund të jenë pjesë e një diete të shëndetshme të pasur me proteina dhe minerale si hekur dhe zink. “Por kërkime të ndryshme provojnë që të konsumosh shumë nga llojet e mishrave rrit rriskun e kancerit të zorrëve”, deklaron Fondi Botëror i Kërkimeve të Kancerit.
Një etiketim i tillë nga Organizata Botërore e Shëndetit, ka rritur shqetësimin e industrisë së mishit dhe fermerëve pasi ndikon në shitjen e këtyre produkteve.
Redaksia Online
(u.s/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com