Alarmi i Profesorit italian:
Finiqi antik në degradim
Prof. Sandro De Maria, nje emër i njohur i arkeologjisë në Itali dhe në Europë, drejton prej 12 vitesh misionin arkeologjik në Foinikë (Finiq). Në këtë shkrim tronditës që ai vetë ka shkruar, tregon mbi degradimin dhe shkatërrimin e përditshëm të një prej pasurive më mbresëlënëse historike në territorin tonë.
Një simbol shprehës na imponon imagjinatën përsa i përket degradimit të Phoinike-s (Finiqit) antik, që mesa duket është i pandalshëm. Një fotografi e famshme që paraqet arkeologun italian i cili zbuloi këtë qytet antik më 1926: Luigi Ugolini (1895-1936) shfaqet pranë një muri me blloqe gjigande, pjesë e kësaj foto është edhe një dafinë që duket sikur mburret me gjelbërimin e saj. Kjo dafinë mbijetoi për gati një shekull. Por një muaj më parë, kodra e cila mbart mbetjet e çmueshme të periudhës helenistike dhe romake iu vu zjarri, një zjarr që pa asnjë dyshim të bën me dhimbje, autorët e të cilit, si gjithmonë mbeten të paidentifikuar e të pa ndëshkuar. Edhe dafina e Ugolinit nga ky zjarr u dogj mizorisht. E me të gjithashtu u dogj i gjithë qyteti, me monumentet të cilat janë nxirë nga hiri i zjarrit dhe rrethuar nga ai pak vegjetacion, që tashmë është karbonizuar. Simboli i kësaj dafine të djegur është vërtet impresionues, jo vetëm për ata që i dashurojnë dhe i studiojnë prej kohësh këto vende antike.
Por zjarri nuk është i vetmi degradim që po shkatërron këto monumente të rëndësishëm për historinë e popullit shqiptar: gërmimet klandestine kohët e fundit kanë rifilluar në mënyrë të frikshme si brenda qytetit antik, gjithashtu edhe në zonat përreth, edhe në këtë rast asnjë i ndëshkuar përsa i përket kësaj zone. Agresioni nëpërmjet banesave dhe ndërtesave moderne në zonat me mbetje të lartë arkeologjike, që pa asnjë rregull ligjor po zë vend mbi varrezat antike dhe muret rrethues të qytetit antik, është një tjetër problem madhor dhe i pa zgjidhur. Kafshë, vandalë dhe hajdutët e hekurit gjithmonë e më shumë po shkatërrojnë atë çfarë e kaluara na ka dërguar.
Në dymbëdhjetë vjet Misioni Arkeologjik Italian i Universitetit të Bolonjës që unë drejtoj, sëbashku me Institutin Arkeologjik Shqiptar, ka prodhuar, mendoj, një punë me vlera të mëdha, sipas vlerësimeve që vijnë nga studiues të ndryshëm: gërmimi i agorasë dhe bazilikës, i teatrit helenistik dhe romak, një lagje me ndërtesa private dhe një pjesë e nekropolit është gërmuar deri më sot. E gjithë kjo pasuri, sot rrezikon mbijetesën e saj.
Eshtë urgjente një ndërhyrje që do të vendoste në siguri të gjithë zonën e Phoinike-s: që është e mbrojtur nga ligji, por njëkohësisht e injoruar. Duhet të bëhet më shumë: duhet ruajtur, mbrojtur njëkohësisht restauruar dhe duhen dënuar ata që nuk respektojnë ligjet. Phoinike ndodhet në një peisazh të mrekullueshëm, midis maleve dhe detit. Një peisazh me mijëra vite jetese, që përmbledh histori, evidenton periudha dhe etapa të ndryshme. Peisazhi historik është identiteti ynë, në qoftë se humbasim dhe shkatërrojmë shenjat që historia na ka dhënë, humbasim një pjesë të historisë të vetvetes sonë, dënojmë vetveten me një anonimat.
Unë jam një i huaj në tokën shqiptare, por e dashuroj këtë vend dhe qytetarët e saj, dokumenteve historike të Shqipërisë, i kam dedikuar shumë vjet të jetës time si arkeolog, dhe me mua edhe qindra studentë e të rinj që studiojnë e formohen, midis këtyre jo vetëm italianë, por dhe nga shumë shtete të tjera evropiane të cilët kanë ardhur këtu për të mësuar dhe rritur njohuritë e tyre mbi historitë më të largëta të Shqipërisë, dhe për të rindërtuar të kaluarën që lidh Ilirinë me Greqinë, Romakët me Bizantinët, popuj dhe kultura të ndryshme që kanë bërë që ky vend të jetë magjepsës në një mënyrë të veçantë dhe të pa krahasueshme.
Po rrezikojmë të humbasin përgjithmonë një dëshmi të çmuar dhe të papërsëritshme, dhe me këtë, siç po thoja, kujtesën që transmetohet nga një brez në tjetrin. Le të shpëtojmë Phoiniken dhe monumentet e saj, mos të dorëzohemi përpara asaj që çdo ditë duket si e pashmangshme...
(Redaksia Online)(er.ci/Shqiptarja.com)
Sondazhi i ditës:
Kabineti i ri qeveritar, jeni dakord me ndryshimet e bëra nga Rama?
-
Po
53.8%
-
Jo
32.1%
-
Nuk e di
14.1%
Vota total: 645
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Alban Daci: Ndryshimet në Qeveri dhe 3 PS-të!
28 Korrik, 20:04
-
Ardit Bido: Dy fjalë për ministrin e ri të Mbrojtjes, Pirro Vengun
28 Korrik, 20:00
-
Paris 2024/ Lukas Martens shkruan historinë, medalja e parë për Gjermaninë që prej 'Seul 1988'
28 Korrik, 19:57
-
Velipojë/ Lëndohet një 8 vjeçare gjatë lundrimit në skaf me familjen, dërgohet në spital! Drejtuesi i mjetit shoqërohet në Komisariat
28 Korrik, 19:53
-
Lukaku pret lamtumirën e Osimhen nga Napoli, po stërvitet me programet e Contes
28 Korrik, 19:42
-
Deputeti Lavdrim Krashi shpjegon ndryshimet: E rëndësishme të mos biem në vetëkënaqësi! Jemi afër zgjedhjeve, duhet rinovuar ekipi
28 Korrik, 19:39
-
'National Geographic': Plazhi i Pasqyrave kryeson mes gjashtë pikave sekrete të Evropës
28 Korrik, 19:35
-
Formula 1/ George Russellit i hiqet fitorja, feston Hamilton! Në podium edhe Leclerc
28 Korrik, 19:33
-
Paris 2024/ Skena spiunazhi në Olimpiadë, kombëtarja e njohur dënohet me -6 pikë
28 Korrik, 19:12
-
Ndryshimet në qeveri dhe Spiropali kryetare e re e Kuvendit, nesër në ora 18:00 seancë e jashtëzakonshme plenare
28 Korrik, 19:11
-
VIDEO/ Mykonos, anija shkakton një valë ‘cunami’, 2 të plagosur
28 Korrik, 19:05
-
Ylli Pata: Një kabinet i ri teknik, apo politikanë të rinj në PS?
28 Korrik, 18:55