Alarmi në Spanjë, kultivuesit shqiptarë të drogës po mbushin burgjet! Vetëm në Lleida dhe Katalonjë janë 229 të arrestuar për grabitje dhe plantacione hashashi
Pantacion kanabisi i zbuluar nga policia spanjolle
Spanjë- Prokuroria e Përgjithshme e Shtetit paralajmëroi javën e kaluar për instalimin në Lleida të mafias ndërkombëtare, veçanërisht shqiptare, serbe dhe marokene, të dedikuara ndaj kultivimit dhe trafikimit të marijuanës, që "përdorin fuqinë punëtore të huaj në një regjim shfrytëzimi afër skllavërisë".
Por si përkthehet ky alarm në shifra?
Një nga treguesit që e shpjegon këtë është se aktualisht Qendra Penitenciari Ponent ka 57 të burgosur me kombësi shqiptare, prej të cilëve 52 janë të privuar nga liria për arsye të shëndetit publik (drogë) – pesë të tjerët janë të privuar nga liria për grabitje – sipas të dhënave nga Departamenti i Drejtësia deri më 11 shtator.
Ata janë të gjithë burra dhe vetëm njëri nga këta 52 është duke vuajtur dënimin. Pjesa tjetër, 51, janë në paraburgim në pritje të gjykimit.
Burime policore dhe gjyqësore sqarojnë se pjesa dërrmuese janë të ashtuquajturit 'kopshtarë', përgjegjës për rritjen dhe ruajtjen e plantacionit, të cilët banojnë aty nëpër çadra.
Për më tepër, gjykatat diktojnë hyrjen e tyre parandaluese në burg për dy faktorë: rrezikun e lartë të arratisjes për t'iu shmangur veprimit të drejtësisë – nuk kanë adresë të njohur në shtet – dhe të përsëritjes së krimit, shpjegojnë të njëjtat burime. Aktualisht, ata janë 8.4% e të burgosurve të Ponent (619 në total), lleida-por-supuesto-trafico-de-marihuana_561650.html">raporton "Segre".
Po kështu, në burgjet e Katalonjës janë tashmë 172 të burgosur me kombësi shqiptare, prej të cilëve 137 janë të privuar nga liria për trafik droge. Domethënë, 37.9% ndodhen në burgun e Lleidës – një në tre – këtë vit forcat e policisë kanë kryer bastisje të shumta, kundër kultivimit të marijuanës.
Përveç kësaj, Endesa ka zbuluar në gjysmën e parë të vitit, 17 lidhje të paligjshme energjie, që ushqenin plantacionet e marijuanës në rajonet e Lleidës.
A.Q/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
DASH rithekson se SPAK është kyçi i luftës ndaj korrupsionit, jeni dakord?
-
Po
82.5%
-
Jo
13.8%
-
Nuk e di
3.7%
Vota total: 1368
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Kultivuan mariuanë në Spanjë, arrestohen 3 shqiptarë
12 Shtator, 22:05
-
Hapi plantacion kanabisi 16 vite më parë në Kallamata të Greqisë, ADN tradhton shqiptarin, arrestohet i fshehur në Angli
10 Shtator, 12:23
-
Spanjë/ Ngritën plantacion me 3000 bimë kanabisi në pyll, arrestohet shqiptari, arratiset tjetri! Jetonin në çadër dhe ruanin drogën, gjykata e lë në burg
1 Shtator, 17:18
-
Itali/ Shkatërrohet organizata e kokainës, mes 18 të akuzuarve edhe 10 shqiptarë! Marokenët ndërmjetës, dorëzonin drogë edhe në banesa
1 Shtator, 16:59
-
Itali/ Pjesë e një grupi shpërndarësish, kapen me kokainë dhe Euro në banesë 2 shqiptarët! Një tjetër arrestohet për bastisje, shoku arratiset
30 Gusht, 07:47
-
Donte të vriste vëllezërit Nela për hakmarrje! GJKKO lë në burg Ismail Zenelin! Pjesë e grupit të trafikut të drogës të Ervin Matës e Eralbi Breçanit
24 Gusht, 14:10
-
VIDEO/ Emigranti bëhet hero, shpëton fëmijën që rrezikonte të binte nga ballkoni në Spanjë
23 Gusht, 09:59
-
Donte të vriste vëllezërit Nela për hakmarrje! Ekstradohet nga Spanja Ismail Zeneli! Pjesë e grupit të trafikut të drogës të Ervin Matës e Eralbi Breçanit
23 Gusht, 08:51
-
Spanjë/ Theu të gjitha rekordet e jetëgjatësisë, vdes në moshën 117- vjeçare gruaja më e vjetër në botë
20 Gusht, 15:56
-
E rëndë në Spanjë, 11-vjeçari vritet gjatë lojës së futbollit në fushën e qytetit! Autori e qëlloi aq herë sa kishte dhe moshën
19 Gusht, 09:04
-
Itali/ I kthenin shtëpitë me qira në baza droge dhe monitoronin Policinë me kamera, arrestohen 2 shqiptarët! U gjenden armë, municione, kokainë dhe hashash
17 Gusht, 08:13
-
VIDEO/ Rruzulli vuan temperatura ferri, Menorca e Spanjës përmbytet nga rrebeshi i shirave! Uji vë gjithçka përpara
16 Gusht, 10:26