Alarmi për cenimin e të drejtave të shqiptarëve në Maqedoni, nënkryetari i BDI për Report Tv: Atentat Marrëveshjes së Ohrit! Analisti: Qeveria nën ndikimin e Serbisë

Alarmi për cenimin e të drejtave të shqiptarëve në Maqedoni, nënkryetari i BDI për Report Tv: Atentat Marrëveshjes së Ohrit! Analisti: Qeveria nën ndikimin e Serbisë

Nënkryetari i BDI, Arbër Ademi

Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim (BDI) në Maqedoninë e Veriut, Ali Ahmeti, u dërgoi letër udhëheqësve të lartë shqiptarë dhe ndërkombëtarë, i shqetësuar lidhur me disa vendime që po merren së fundmi kundër shqiptarëve. Sipas tij, i gjithë mundi i bërë në këto 3 dekada për të drejtat e shqiptarëve, po kërcënohet nga qeveria aktuale.

Nënkryetari i BDI, Arbër Ademi i ftuar në Report Tv ndalet tek alarmi i ngritur nga Ali Ahmeti, duke thënë se qeveria aktuale e Maqedonisë së Veriut po i bën atentat Kushtetutës dhe marrëveshjes së Ohrit. Ademi thotë se po cenohen të drejtat e shqiptarëve me vendimin e Gjykatës Kushtetuese për mosdeklarimin e përkatësisë etnike.

“Në Maqedoninë e Veriut, që prej formimit të kësaj qeveria pa legjitimitet të shqiptarëve, por monoetnik të maqedonasve, po i bëhet atentat kushtetutës së vendit, marrëveshjes së Ohrit. Gjykata Kushtetuese para ca ditëve ka eliminuar deklarimin e përkatësisë etnike, me çka i jepet një goditje të rëndë përfaqësimit të drejtë dhe adekuat. Asnjë institucion nuk guxon t’i kërkojë askujt deklaratë për përkatësinë etnike”, tha Ademi në Report Tv.

Nënkryetari i BDI thotë në ‘Studio Live’ me gazetarin Arbër Hitaj se Gjykata Kushtetuese e Maqedonisë së Veriut pritet të vendosë në dhjetor lidhur me fatin e Ligjit për përdorimin e gjuhëve, ku thekson se cenohet edhe gjuha shqipe.

"Është vendosur që në dhjetor kushtetuesja të vendosë edhe për përdorimin zyrtar të gjuhësh shqipe. Bëhet fjalë për 3-4 nene të ligjit të gjuhës së shqipe. Nga shefi i ekzekutivit ne kuptojmë se çfarë vendimi do marrë GJK në vend që është shndërruar në instrument politik të kësaj qeverie. Vendim për eliminimin e përkatësisë etnike ishte paralajmëruar dhe ishte pjesë e programit zgjedhor të VMRO. Edhe shfuqizimi i 3-4 neneve që do duhet të merret në dhjetor, një gjë të tillë e paralajmëron kryeministrin.

Duke cenuar dhe atakuar rëndë të gjitha mekanizmat mbrojtëse për komunitetet jo shumicë në vend, u veprua edhe me rastin e formimit të qeverisë, edhe tani vëmendja është vendosur në Gjykatën Kushtetuese për të shfuqizuar të gjitha mekanizmat mbrojtës që parasheh kushtetuta pas luftës të lavdishme të ushtrisë çlirimtare kombëtarë, që kanë të bëjnë me mbrojtjen e komuniteteve shqiptare. Shkalla e alarmit është ngritur në vigjilje të marrjes së vendimit të Gjykatës Kushtetuese”, vijoi Ademi.

Ndërkohë, analisti Nexhmedin Spahiu thotë për Report Tv se kjo ka qenë një situatë që pritej, e që sipas tij është ndikuar nga loja poltike mes partive shqiptare në Maqedoninë e Veriut, e ndihmuar dhe nga kryeministri i Kosovës, Albin Kurti e Edi Rama. Spahiu shprehet se qeveria aktuale maqedonase, si edhe presidentja janë nën ndikimin e Beogradit dhe për rrjedhojë sigurisht që do kishte një reduktim të të drejtave të shqiptarëve.

“Shqiptarët vetëdijshëm kanë shkuar drejt fatit të tyre keq në Maqedoni dhe për këtë kanë ndihmuar edhe Kurti edhe Rama. Ajo që po ndodh ka qenë fare e pritshme në Maqedoni për vetë faktin se shqiptarët tradhtuan një president Pendarovski, që avancoi të drejtat e tyre. Në vend se ta jepnin votën, s’do kishte mundësi të bëheshin ligje të tilla diskriminuese. Tani duhet të vuajmë pasojat. Kjo ishte e pritshme, qeveria e zgjedhur dhe presidentja janë në kontrollin e Beogradit. Sigurisht që do reduktohen të drejtat e shqiptarëve. Lojën politike që kanë bërë shqiptarët me garë mes vete, duke mos pas interesat e komunitetit, sigurisht që do vinte një situatë e tillë ku duhet të qajmë dhe të kërkojmë ndihmën e ndërkombëtarëve, atyre aleatëve që në procesin zgjedhor s’kemi dashur t’i dëgjojmë”, tha Spahiu.

Kryetari i BDI Ali Ahmeti u dërgoi letër udhëheqësve të lartë shqiptarë e ndërkombëtarë, duke shprehur 3 shqetësime. Sipas tij, planet për shfuqizimin e Ligjit të gjuhëve, ndalimin e identifikimit etnik në institucionet shtetërore dhe formimin e qeverisë pa përfaqësim të drejtë etnik, kërcënojnë paqen e stabilitetin jo vetëm në Maqedoninë e Veriut, por edhe në rajon.

Në mesin e udhëheqësve që Ahmeti u ka dërguar letër janë presidenti dhe kryeministri i Shqipërisë, Bajram Begaj dhe Edi Rama, presidentja dhe kryeministri i Kosovës, Vjosa Osmani dhe Albin Kurti, presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, kancelari gjerman, Olaf Scholz, presidenti francez, Emmanuel Macron dhe sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken.

S.B/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    10 Dhjetor, 10:15

    Në përplasjen Veliaj-Berisha kujt i jepni të drejtë?



×

Lajmi i fundit

U zgjodh president i SHBA-ve, Donald Trump do të shpallet për herë të dytë 'Personi i Vitit' nga revista Time

U zgjodh president i SHBA-ve, Donald Trump do të shpallet për herë të dytë 'Personi i Vitit' nga revista Time