Alarmohen mediat serbe: Kurti po përgatit 'stuhi' për serbët! Ka njoftuar QUINT se po shkon drejt veriut

Alarmohen mediat serbe: Kurti po përgatit 'stuhi' për serbët! Ka njoftuar QUINT se po shkon drejt veriut

1670585306_dddh.jpg

Pas sulmit të patrullave të EULEX-it në Kosovë, mediat serbe shkruajnë se sonte pritet të ndodhë një aksion i Njësisë Speciale të Policisë së Kosovës, në veri, të cilin po e konsiderojnë si “fillim të një lufte”.

Media serbe ‘Novosti’ shkruan se “Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka vendosur të fillojë një luftë”.

Sipas një lajmi të publikuar pak më herët, thuhet se “Kurti pas mbledhjes së Këshillit të Sigurisë, ka kontaktuar me ambasadorët e shteteve të QUINT-it”.

Po ashtu pretendon se përfaqësuesit e QUINT-it janë informuar nga Kurti se do ta dërgojë Njësinë Speciale të Policisë së Kosovës në veri, për t’i larguar të gjitha barrikadat.

Sipas ‘Novostit’, kryeministri i Kosovës ka informuar përfaqësuesit e QUINT-it se ka urdhëruar policinë që të qëndrojë në gatishmëri për “aksionin e mbrëmjes së sotme”.

Ndërkohë Vucic ka thirrur një mbledhje të Këshillit të Sigurisë Kombëtare dhe bnë orën 19:30 flet  për “vendimet e fundit”.


Lajmi kryesor:

Serbët sulmojnë EULEX-in, Ambasadat e SHBA në Prishtinë dhe Beograd: Të çmontohen postblloqet! Vuçiç: U zhgënjeva nga amerikanët


  • Sondazhi i ditës:

    A jeni dakord që personat e së njëjtës gjini të martohen ligjërisht?



×

Lajmi i fundit

'Ishin groposur brenda në fuçi' Gazetarja Banushi zbulon se ku ishin fshehur 3 mln euro cash që sekuestroi SPAK

'Ishin groposur brenda në fuçi' Gazetarja Banushi zbulon se ku ishin fshehur 3 mln euro cash që sekuestroi SPAK