"Alarmohet" kombëtarja, avioni
ulet me vështirësi në Rinas/Detaje

ulet me vështirësi në Rinas/Detaje">

TIRANË - Çaste paniku për lojtarët e kombëtares mbi qiellin e Tiranës. Teksa po ktheheshin me avion nga aeroporti i Alicante-s, (qyteti spanjoll ku u zhvillua mbrëmjen e kaluar ndeshja Spanjë-Shqipëri, e vlefshme për eliminatoret e Kupës së Botës "Rusi 2018") kanë hasur në vështirësi gjatë uljes. Për rreth 40 minuta aeroplani nuk është ulur dot në pistën e "Rinasit" për shkak të motit të keq, ndërsa kjo situatë ka shkaktuar momente 'paniku' në radhët e lojtarëve. 

Ka qenë Kulla e Kontrollit të Rinasit që ka shtyrë uljen dhe i ka dhënë urdhër avionit për të qëndruar në ajër. Për rreth 40 minuta aeroplani nuk ka mundur të ulet, derisa kushtet atmosferike të motit janë përmirësuar disi. Shqipëria humbi 3:0 në transfertën e Spanjës, ndërsa tashmë duhet të përgatitet për sfidën ndaj Italisë në 9 shtator në stadiumin "Loro Boriçi". 

Të dhënat e siguruara nga Shqiptarja.com për ngjarjen.
Shqiptarja.com mëson detaje të reja pas vonesës për uljen në Rinas të avionit të nisur nga Alicante e Spanjës me ekipin kombëtar shqiptar në bord.  
avioni
(Aeroplani ku udhëtonte kombëtarja shqiptare e futbollit) 

Avioni ishte nisur rreth orës 01:40 nga aeroporti i Alicantes në Spanjë drejt Rinasit. Rreth orës 03:30 avioni i është afruar detit Adriatik dhe ka filluar uljen por kushtet e vështira të motit në Tiranë me reshje të dendura shiu dhe rrufe kanë sjellë një vonesë në uljen e Boeing 737 ku ndodhej ekipi shqiptar i futbollit. Avioni ka bërë disa rrotullime në lartësinë 5 mijë metra mbi detin Adriatik pranë bregdetit të Durrësit ndërsa është ulur në pistën e Aeroportit Nënë Tereza vetëm rreth orës 04:15.

skema 1
skema 2
skema 3
(Aeroplani teksa kryen disa rrotullime mbi detin Adriatik para uljes në Rinas)

Siç mund të shikoni edhe nga materialet e siguruara nga Shqiptarja.com, mësipër tregohen rrotullimet e avionit mbi Adriatik para uljes në Tiranë, ndërsa në imazhin dixhital satelitor mëposhtë tregohen kushtet e motit gjatë orëve të para të mëngjesit të sotëm mbi Tiranë, në momentet kur aeroplani po ulej në Aeroportin e Rinasit. 

skema 4
(Kushtet metereologjike gjatë orëve të para të mëngjesit në Shqipëri, në Tiranë dhe veri të vendit situata ishte më e rënduar)

Redaksia Online
(l.q/ Antonio Çakshiri/Shqiptarja.com)

//Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:
    21 Dhjetor, 15:03

    Si e vlerësoni mbylljen e TikTok në Shqipëri për një vit?



×

Lajmi i fundit

Kur kthimi në Shqipëri për të investuar, përfundon në zhgënjim

Kur kthimi në Shqipëri për të investuar, përfundon në zhgënjim