Një njoftim për bombë në makinat e dy futbollistëve të Barcelonës ka vënë në alarm policinë e Barcelonës. Mediat në Spanjë kanë raportuar se policia e këtij rajoni ka marrë një sinjal se në aeroportin e El Prat janë vendosur bommba na makinat e Lionel Messi-t dhe Luis Suarez.
I menjëhershëm ka qenë reagimi i policisë që ka bërë kontrrolin e makinave së bashku me qentë e pasaçëm, por ndryshe nga çfarë ishin sinjalizuar çdo gjë ka rezultuar e pa vërtetë.
Makinat e dy futbollistëve ndodhen në aeroportin e El Prat pasi ata do t’i marrin pasi të kthehen nga pushimet në Ibiza. Suarez do të mbërrijë me 31 korrik, ndërsa Lionel Messi do të jetë në aeroport me 4 gusht. Nga ku më pas do të bashkohet me ekipin e Barcelonës.