Albërie Hadërgjonaj flet për ish
bashkëshortin: Nuk mundesha më!

Albërie Hadërgjonaj flet për ish<br />bashkëshortin: Nuk mundesha më!
Albërie Hadërgjonaj ka rrëfyer në një intervistë në emisionin “Oktapod” gjithë të vërtetën rreth marrëdhënies së saj me ish-bashkëshortin, duke theksuar dhe rolin që ai ka luajtur në ecurinë e karrierës së saj. “Unë kam qenë me fat, kam punuar, por edhe ish-bashkëshorti im më ka ndihmuar shumë me fuqinë e tij, pasi pa të nuk do të isha këtu ku jam,” u shpreh Albëria duke iu referuar Mentorit, ish-bashkëshortit me të cilin ka dhe dy vajza.

Megjithatë, ka shtuar se marrëdhënia me të ka qenë problematike, ndaj vendosi t'i jepte fund: “Të të them të vërtetën, ai është një njeri shumë i mirë, i cili më ka ndihmuar shumë, ka qënë problematik, ai e di, dhe unë u ndjeva e lodhur. Pastaj...ngrita duart lart!', ka shtuar ajo duke qeshur.

Por përpos problemeve në marrëdhënien e saj në çift, Albëria tha se ndihej krenare pasi ka përmbushur misionin e saj si nënë, duke rritur fëmijë që janë të zotët e vetes, edhe pse i është dashur të privojë veten nga shumë gjëra.

“'Kam qenë ndoshta e privuar nga qejfet, njerëzit të shikojnë nga ekrani e thonë 'u kënaq, ka burrin me lekë, s'i mungon asgjë', tha këngëtarja me humor, nuk i dinë problemet! Por më mirë kështu, jam përpjekur të dukem, për hir të emrit, për hir të viteve në karrierë e për ta respektuar veten!'
alberie hadergjonaj
Redaksia Online
(m.p/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Ervin Salianji dënohet me 1 vit burg për kallëzim të rremë, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Vranësira e reshje shiu, parashikimi i motit për sot

Vranësira e reshje shiu, parashikimi i motit për sot