Alba Malltezi: Bukuri ka kudo, turizmi i mikpritjes duhet të jetë medalja jonë!

Alba Malltezi: Bukuri ka kudo, turizmi i mikpritjes duhet të jetë medalja jonë!

Nuk ka ndodhur kurrë më parë të dëgjosh të flitet kaq mirë për Shqipërinë dhe sidomos për bukuritë e saj. Duket sikur të gjithë duan të vijnë e ta vizitojnë. Madje The Telegraph, më e fundit, paralajmëron se mund të dynden pafundësisht të huaj, britanikë drejt vendit ballkanik. 
Mediat po e bëjnë punën e tyre të komunikimit, blogerët e shumtë gjithashtu, nuk kursehen ta tregojnë vendin tonë nga cepi në cep, nga një bukuri në tjetrën, nga një shërbim në tjetrin. 
Tani na takon neve t'i mirëpresim buzëgaz, mirësjellje dhe durim. Kemi shancin të tregojmë më të mirën tonë në çdo rrethanë që mund të na paraqitet. Shumë duhet të lenë mënjanë tafmanë e madhe dhe të veprojnë si milingonat e bletët mbledhin më të mirën dhe më të vlefshmen. Klienti dhe turisti ka gjithmonë të drejtë, ndaj krenaria dhe mendjemadhësia, për dikë, duhet harruar në këtë sezon. 
Disa kanë bërë struktura shumë luksoze, në bregdet apo në mal, anës lumit, apo në pyll, por luksi pa mikpritjen dhe pa shërbimin e mirë mbetet asgjë. Sado e bukur është struktura juaj, sado me shije dhe sakrificë ta keni bërë atë, mirësjellja me një fëmijë, me një grua, me një të moashuar, apo me të rinjtë, është ajo që do të mundë ta bëjë ndryshimin e turizmit tonë.
Struktura të bukura, natyrë të bukur ka kudo në mbarë botën, por të dallohesh nga turizmi i mikpritjes nga të gjithë të tjerët në Ballkan e më gjërë, është sfida më e bukur që mund të përballojmë.
Këtë vit, sikur më parë Shqipëria dhe shqiptarët janë në një provë të jashtëzakonshme: Është sikur një lupë gjigande është vendosur këtë stinë turistike në vendin tonë. Një bozë e freskët, një fërgesë e shijshme, një dhallë, një byrek, mish apo peshk, duhet të kenë gjithnjë përbërësin e domosdoshëm shqiptar: gëzimin dhe zemrën!

a.m./LR/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    21 Dhjetor, 15:03

    Si e vlerësoni mbylljen e TikTok në Shqipëri për një vit?



×

Lajmi i fundit

NBA/ Jokic mposht 'i vetëm' Pelicans, triumfojnë edhe Indiana e Houston

NBA/ Jokic mposht 'i vetëm' Pelicans, triumfojnë edhe Indiana e Houston