"Këtë që ka thënë Santanche, nuk do t’ a thoshte asnjë person tjetër që ka një rol publik, mund t’ a thotë një person injorant, racist e puro nazist”, ka thënë Alba Parietti në intervistën për La Zanzara, në transmetimin radiofonik të Giuseppe Gruciani e David Parenzo.
"Fal ata persona injorantë e të papërgjegjshëm që shkruajnë në Twitter, por atë jo! - thotë Parietti. Duhet t’ a kishte specifikuar, në këtë moment kur flitet për 900 të vdekur ajo duhet të mbyllte gojën, nuk ka asgje cfarë të thotë. Politikanët si ajo duhet të flasin me një gjuhë të pranueshme dhe të drejtë. Nuk mund të thonë cdo broçkull qe u kalon në mendje pa i ndalur askush. Santanche e bën vetëm për të tërhequr vëmendjen, por nuk duhej ta kishte bërë. Duhet te themi stop!"
Redaksia online
(a.t/shqiptarja.com)
