Alban Bushi tregon 'Brojën' e ri të Kombëtares: Tim Civeja probleme me pasaportën! Ramadani tani luan në Serie A, por thonin se nuk bëhej

Alban Bushi tregon 'Brojën' e ri të Kombëtares: Tim Civeja probleme me pasaportën! Ramadani tani luan në Serie A, por thonin se nuk bëhej

Alban Bushi

Shqipëria U-21 ka nisur përgatitjet për kualifikueset e Kampionatit Europian 2025 për këtë grup-moshë, teksa trajneri i kuqezinjve, Alban Bushi ka zbardhur edhe listën me emrat e 23 lojtarëve që do të grumbullohen për dy sfidat e para të turneut.

Kombëtarja U-21 luan duelin debutues në transfertë ndaj Armenisë më datë 8 shtator (ora 17:00, City Stadium – Abovyan), ndërsa më 12 shtator do të presë Rumaninë më takimin që luhet në stadiumin “Elbasan Arena”, duke filluar në ora 18:30.

Përpara ndeshjeve, për mediet foli trajneri i Shpresave. Alban Bushi tregoi për lojtarët e rinj që kanë shanse të tregojnë veten dhe të jenë si Ramadani apo Broja.

"Futbolli ndryshon shpejt, kemi pasur lojtarë që nuk do t’i thërrsnim por kanë bërë mirë. Mjaki ka bërë mirë dhe do të na shërbejë. Buxhelajn e kishim planifikuar titullar, por nuk ka marrë shumë minuta dhe do ta shohim. Të gjithë ekipet e moshave punojnë për ekipin A, kemi edhe ne pretendimet tona për rezultate. Jemi të kënaqur që Bajrami dhe Simoni janë pjesë e jona për këto ndeshje. Enis Asani hera e parë që vjen nga Thuni, është shumë i mirë. Duhet të bëjmë mirë në këto ndeshje, Armenia është ekip i fortë në fushën e vetë. Nga ndeshja me Bullgarinë nuk kemi katër apo pesë lojtarë", tha trajneri.

Për Bushin, detyra e tij është të furnizojë ekipin A me elementë të talentuar.

"Detyra jonë është furnizimi i Kombëtares A me lojtarë. Kemi marrë Adrian Bajramin dhe Simonin, që kanë shumë cilësi dhe pas dy ndeshjesh, mund të shkojnë prapë te Shqipëria A sepse kanë shumë cilësi. Po i monitorojmë lojtarët me kujdes. Tim Civeja nuk është ftuar për arsye të pasaportës, të procedurave. Shpresoj të jetë gati për ndeshjen tjetër. Shqipëria ka një listë të gjërë lojtarësh, Sylvinho ka mundësi që të marrë ata që dëshiron. Edhe ne si Shqipëri U-21 kemi objektivat tona", vijoi trajneri.

Më pas "Loku" ceku edhe "Brojën e ri" dhe shembullin që duhet të merret nga Ramadani, i cili me punë u bë pjesë e Lecces në Serie A.

"Një Broja i ri? E kam thënë për Adrion Pajazitin që do të bëhet një lojtar i madh. Kemi edhe Arda Kurtulan, Arlind Rexhepi apo Medon Berishën. Unë i jap si shembull lojtarëve Ylber Ramadanin. Kur e mora unë te U-21 nga Partizani luante vetëm topa të thjeshtë dhe shumëkush mendonte që nuk do të bëhej lojtar i madh. Tani e ka ngritur nivelin shumë dhe luan në Serinë A. Ia sjell gjithmonë si shembull lojtarëve të mi sesi një lojtar normal, që nuk kishte ndonjë potencial të madh që të thuash do të shkonte në Serinë A, por me punë ja se ku mbërriti", tha Alban Bushi.

Lista

S.Dh/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • naci: 31/08/2023 13:08

    ik more i paafte.sahan lepires i dukes

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Të shtëna me armë zjarri në Durrës, nuk raportohet për të lënduar! Shkak sherri mes dy personave në lokal, dyshohet se u përdor 'Shotgun'

Të shtëna me armë zjarri në Durrës, nuk raportohet për të lënduar! Shkak sherri mes dy personave në lokal, dyshohet se u përdor 'Shotgun'