Alban Bushi: Zhegrova dhe Sinani nuk më hapën as telefonin

Alban Bushi: Zhegrova dhe Sinani nuk më hapën as telefonin

Pas humbjes dramatike në “Selman Stërmasi” pak ditë më parë, ku skuadra e tij ishte dy herë në avantazh, trajneri i Kombëtares U-21, Alban Bushi, shpreson shumë për një reagim në Sllovaki.

Do të jetë shumë e vështirë, pasi mungon edhe kapiteni Bare, i cili ka kaluar te Kombëtarja A, por Bushi e sheh me optimizëm ndeshjen me sllovakët. Ai ka folur edhe për Zhegrovën dhe Sinanin:

“Lojtarët e njohin tashmë lojën e grupit dhe dhanë më të mirën. Lojën e kemi humbur për gabime individuale dhe jo kolektive. 2-3 lojtarë tanët janë më të mirë se ata individualisht. Kishim frikë për mbrojtjen, sepse e kemi pa minuta në këmbë dhe mbrojtja na dëmtoi. Lojtarët janë të motivuar dhe nuk duan motivim shtesë. Kemi pasur problem vetëm në repartin e mbrojtjes, sepse s’kanë luajtur mund të them. Dhe kështu i pësuam golat e dytë dhe të tretë, por jam i kënaqur me lojtarët. Vitin tjetër do të rriten dhe do të shohim një Shqipëri më të mirë.
Ne luajmë ndeshej kualifikuese dhe Kombëtarja luan miqësore. Kur trajneri na merr 3 lojtarë që na bënin punë, kjo do të thotë se ekipi U-21 ka cilësi. Mund të merret edhe Manaj me sy mbyllur, pasi po bën më të mirën e mundshme me ekipin. Kemi shumë lojtarë të gatshëm për ekipin A. Mbrojtja është problematike. Këta mbrojtës janë më të mirët që kemi dhe vetëm këto janë mundësitë e vetme që kishim. Shumë shpejt do të jetë edhe Kumbulla tek U-21. Ne shohim ku kemi probleme dhe duhet të shohim për mbrojtës. Jemi ende në lojë matematikisht, por është e vështirë, pasi kemi 9 mungesa dhe 3 lojtarë te Kombëtarja A.
Por kur shohim lojën, kemi optimizëm, pasi luajnë mirë. Ne kemi dominuar dhe kjo na bën të lumtur, por mërzitemi nga renditja. Atje e kemi të sigurt se do të shënojmë, por për rezultatin nuk e dimë. Asnjëherë nuk më ka bërë vaki si ky rast, kur kam kaq shumë mungesa dhe dëmtime. Çekiçi nuk ka bërë stërvitje sot dhe nuk e di, nëse luan. Dhe ky është problem shumë i madh për ne.
Çinari? Është lojtar shumë i mirë. Kam shumë mesfushorë dhe njëri duhet të jetë jashtë. Kam shumë besim tek ai, por do të shohim si do shkojë gjendja e Çekiçit dhe me shumë mundësi Çinari do të zërë vendin e tij. Ismet Sinani dhe Zhegrova? Ne kemi bërë çdo gjë për të marrë lojtarë, por nuk mund t’i marrim me zor. Ata kanë thënë se do të vijnë dhe në fund nuk të hapin telefonin”, – ka thënë mes të tjerash trajneri Bushi.
Ne tek U-21 kemi lojtarë të 96-ës dhe të marrim një të 99-ës është e vështirë, por atij Sinanit zemra i pikoi për Kosovën. Edhe Zhegrova premtoi se do vinte, por në fund tha se do luajë për Kosovën. Nuk e konsideroj problem punën e talenteve. Për ne nuk ka problem, nëse luajnë me ne apo me Kosovën. Të ikin ku të duan. Ne do t’i kontaktojmë si shqiptarë. Nuk mund t’u jap hapësira lojtarëve të rinj, sepse kemi shumë ndeshje të forta dhe na duhet të luajmë me ekipin më të mirë. Në qershor kemi miqësore me Bjellorusinë në Tiranë dhe do të kenë hapësirë për të gjithë.”

 

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë