Alban Daci: A po e 'blejnë' të drejtën kushtetuese për votuar shqiptarët që jetojnë jashtë?

Alban Daci: A po e 'blejnë' të drejtën kushtetuese për votuar shqiptarët që jetojnë jashtë?

Vota e diasporës

Sipas propozime fillestare por që mbeten aktuale, votuesit jashtë vendit duhet ta paguajnë vetë postën e kthimit të fletës së votimit në Shqipëri. Kjo në fakt është e padrejtë dhe antikushtetuese, sepse me një akt të tillë nuk janë të gjithë qytetarët të barabartë: Do të kemi qytetarë të seria A që janë ata që jetojnë në vend dhe ata të serisë B që jetojnë jashtë vendit!

Problematikë tjetër e kësaj eksperiencës së votimit për herë të parë përmes postës të shqiptarëve që jetojnë jashtë mund të jetë mos respektimi i  “sekretecës” së votës, sepse mund të ekzistojnë mundësitë reale për votime kolektive apo për të ndikuar në votimin dhe preferencës politike të qytetarëve!

 Ekziston mundësia që qytetarët pasi të marrin fletën e votimit me postë, të mblidhen në një bar taa plotësojnë bashkërisht e ndoshta në praninë e ndonjë përfaqësuesi politik, i cili mund t'u ofrojë edhe mbulimin e  kostos të dërgimit të fletës së votimit me postë e pastaj secili ta postojë vetë! Procesi i votimit me postë nuk është i monitoruar nga KQZ, vëzhguesit e saj apo nga monitorues të huaj e për pasojë cilësia procesi i votimit për shqiptarët që jetojnë jashtë rrezikon të mos jetë i certifikuar!

Me shumë vonesë edhe për shkak të mungesës së vullnetit politik më në fund edhe shqiptarët që jetojnë jashtë do të gëzojnë pjesërisht të drejtën kushtetuese për të votuar, sepse kjo është vetëm pjesa e para, ndërsa pjesa e dytë që edhe duhet të zgjidhet e të votohen vazhdon tu mohohet.  Megjithatë, sipas propozimeve fillestare që mbeten edhe aktuale është fakti, se çdo votues që jeton jashtë duhet ta paguar vetë koston e postës për të dërguar fletën e votimit pasi ka votuar në Shqipëri.  A po e “blejnë” shqiptarët që jetojnë jashtë me para këtë të drejtë themelore kushtetuese?

A duhet të kemi qytetarët të serisë A që jetojnë në Shqipëri që nuk paguajnë asnjë kosto për të ushtruar të drejtën e votës dhe qytetarët të serisë B që bëjnë pjesë ata që jetojnë jashtë që duhet ta përballojnë vetë koston e postës për të dërguar fletën e votimit në Shqipëri? A kemi dy standard edhe pse të dy kategoritë kanë lidhje të njëjtë juridike me Shqipërinë qoftë përmes “shtetësisë” por edhe përmes “kombësisë”?

Xh.K/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Po mër po: 22/11/2024 20:04

    Ata jashtë do votojnë për e do zgjedhin ata brenda? Shakaja e shekullit

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

U kap me rreth 900 gr kokainë në parkingun e QSUT, Report Tv siguron foton e Kristian Bucit

U kap me rreth 900 gr kokainë në parkingun e QSUT, Report Tv siguron foton e Kristian Bucit