Alban Daci: Disa ide të thjeshta dhe funksionale për shërbimin diplomatik!

Alban Daci: Disa ide të thjeshta dhe funksionale për shërbimin diplomatik!

Ambasador dhe konsuj nga vendet ku jetojnë! Realiteti i shqiptarëve në Botë ka ndryshuar shumë në 34 vitet e fundit! Nëse para viteve ’90, kishim komunitete sporadike të shqiptarëve në disa qytete europiane që ishin kryesisht për arsye politike. Pra, ishin ish nacionalist, legalist ose antikomunist që gjatë Luftës II dhe menjëherë pas saj dhe gjatë gjithë regjimit, ishin larguan, qoftë për të siguruar jetën, sepse nuk ishin në pajtim me Regjimin, ose ishin edhe me keq të konsideruar si “armiq” dhe jeta e tyre me qëndrimin e tyre në Atdhe ishte e pasigurt. 

Me rënien e Regjimit, varfëria ekstreme, dëshira për një jetë më të mirë, nevoja fondamentale për liri si dhe për të eksploruar demokracitë perëndimore krijoi eksodet e viteve ’90, por edhe procesin e vazhdueshëm të emigracionit, që vazhdon edhe në ditë e sotme të flasim. Sigurisht, shqiptarët e sotëm në Europë nuk janë më ata që ishin në fillim të viteve ’90, shumë prej tyre janë integruar plotësisht në shoqëritë ku kanë emigruar, kanë krijuar familjet e tyre e jo pak prej tyre tashmë kanë edhe shtetësi të dyfishtë. 

Dy janë vendet me numrin më të madh të shqiptarëve që kanë emigruar, Italia dhe Greqia, nuk ka qytet apo fshat në këto vende që nuk ka shqiptarë. Madje në disa qytet, prania e tyre është aq shumë e madhe si komunitet që shpesh të jep përshtypjen e qyteteve shqiptare të transferuar jashtë. 

Pas viteve ’90, si pasojë e hapësirave të pakta të universiteteve shqiptare, kuotave të vogla për fakultet më të rëndësishme, sistemet shpesh herë jo meritokratike të hyrjes, por edhe falë marrëveshjes që Shqipëria ka pasur me Italinë për studimet universitare, në 20 vitet e fundit kemi pasur edhe një rrjedhje të madhe, të fortë e të konsiderueshme të rinisë shqiptare që kanë zgjedhur universitetet italiane për të kryer studimet. Tashmë, pas më shumë se 20 vitesh, shumica e të rinjve që kanë ardhur me studime në Itali, i kanë kryer ato me suksese dhe janë bërë profesionistë të zotë dhe të rëndësishëm në realitetin e profesioneve italiane. 

Aktualisht në Itali kemi ekonomistë të zotë shqiptarë, komercialistë të zotë, inxhinierë, arkitektë, sociologë, juristë dhe avokatë, mjekë, fizioterapistë, infermierë. Edhe pse realiteti i shqiptarëve, të paktën në Itali ka ndryshuar, nuk ka ndryshuar qasja që ka shteti shqiptar ndaj këtyre të rinjve profesionistë në veçanti, por edhe të Diasporës në përgjithësi. Kjo ka ndodhur për shkak të optikës që ka pasur dhe ka politika shqiptare ndaj Shërbimit Diplomatik duke mos e konsideruar si nivelin më të lartë të burimeve njerëzore për përfaqësim dinjitoz, por vetëm si një fole dhe mundësi punësimi për të afërm, politikanë dhe njerëz të lidhur ngushtë me pushtetin. 

Emërimet në Shërbimin Diplomatik kanë qenë vazhdimisht dhe ekskluzivisht nepotike e thuajse asnjëherë meritokratik. Kjo ka bërë, që thuajse të gjithë ambasadorët dhe konsujt të vijnë nga Tirana dhe të jenë përfaqësues në vende si Italia ku potencialet e Diasporës janë serioze dhe mjaft të mira. Emërimi dhe dërgimi i diplomatëve nga Tirana ka pasur dhe vazhdon të ketë një kosto të panevojshme për Shtetin si dhe shpesh efikasiteti i tyre, le për të dëshiruar duke pasur parasysh faktin, se ata e konsiderojnë angazhim të përkohshëm, qëndrim të përkohshëm dhe nuk kanë interes, dëshirë apo mundësi për të krijuar lidhje të fortë me komunitetet shqiptare të vendeve ku akreditohen. 

Kam qenë dhe mbetem i idesë që meritokracia duhet të jetë kriteri kryesor për përbërjen Shërbimit Diplomatik. Megjithatë për mënyrën sesi funksionon politika dhe pushteti në Shqipëri e shikoj si një mision të pamundur dhe larg realiteti. Megjithatë, përtej meritokracisë, duhet të jetë edhe kriteri i territorit dhe lidhja e natyrshme me komunitetet e shqiptarëve e sidomos në Itali dhe Greqi. Prandaj, në vend që të dërgohen diplomat nga Tirana që shpesh nuk kanë lidhje as me diplomacinë e as me komunitetet dhe kriter të vetëm kanë lidhjen me pushtetin e politikën, le të bëhet përzgjedhje serioze nga profesionistët/et e shqiptarëve që janë shkolluar, rritur e jetojnë në vendet apo në qytete të ndryshme të Italisë dhe Greqisë dhe jo vetëm. Kostoja për këta diplomatë do të ishte më e vogël për Shtetin shqiptar, por edhe efikasiteti i tyre dhe përfaqësimi i tyre si urë lidhëse mes shtetit ku jetojnë, komunitetit që bëjnë pjesë dhe po ashtu të Republikës së Shqipërisë. 

Për sa kohë optika ndaj Shërbimit Diplomatik do të jetë vetëm si mundësi punësimi për familjarët e pushtetit, majtas e djathtas, mundësi privilegjesh dhe jo me qëllim final për një përfaqësim dinjitoz dhe shërbim profesional, ne do të vazhdojmë të flasim për standarde të largëta për të cilat kanë nevojë sot sfidat e Shqipërisë, qoftë në rrafshin e marrëdhënieve bilaterale, por edhe për në proceset e rëndësishme siç është ai i anëtarësimit të plotë në BE!
Emërimet me delegime nga Tirana, të personave që shpesh janë lindur e rritur në Tiranë dhe nuk kanë asnjë eksperiencë jetese jashtë vendit, dëshmon një qasje të pa sinqertë ndaj Diasporës si dhe mund të themi edhe një far mosmirënjohje për rolin e saj të vërtetë që ka pasur dhe vazhdon të ketë edhe aktualisht.

S.G/G.K/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Lexuesi: 29/08/2024 17:58

    Alban, si asnjehere ky shkrim eshte i sakte, por ta themi te gjithen qe ke shume interes ti personalisht te behesh pjese e konsullates se Milanos. Por shume mire ben qe shkruan se fundja e fundit njeriu ben kryq njehere per vete dhe pastaj per te tjeret. Problemi eshte qe edhe keta qe jane marre nga diaspora jane Çokat e rradhes dhe jo meritokraci dhe kane rezultuar skandaloz. Ndersa une mendoj se asnje diplomat nuk duhet jashte sistemit sepse keta nuk e bejne dot lidhjen MPJ-Perdaqesi. Diplomatet e karrieres i kushtojne jeten ketij sherbimi. Diaspora duhet te shkoje ne Tirane dhe te behet pjese e sistemit diplomatik e Jo te pretendoje pa kaluar hallkat e Duhura. Pastaj pytja lind pse quhet diplomat karriere? Ta heqim fare dhe t’i lihet diaspores. Ne fakt ne Konsullaten tone ne Milano se te tjerat nuk i njoh jane 90% jashte sistemit diplomatik dhe asnjeri nuk jeton ne shtepine e tije por te paguar nga Shteti Shqiptar. E ku eshte interesi financiar ketu? Alban diplomati i karrieres ben diference sepse e njeh e gjithe bota si sherbim. Por ne vendin tone te dashur as diplomacine nuk e kemi lene te beje punen e saj dhe siç thua edhe ti me te drejte eshte mbushur me padronazhist te te gjitha kaheve politike.

    Përgjigju
  • Qytetar: 29/08/2024 15:31

    Ministri i jashtem Hasani beri nje deklarate amatore sot dhe komplet mediokrre ne lidhje me Kosoven. Se ajo duhet te flase me shtetet qe e bene te lire e pavarur"?! Nder to edhe Shqiperia. Fare qarte profili i ketij dallkauku te radhes, tregon pse kryedallkauku e zgjodhi nder te tjere. Sepse i ben iso "vijes" se Rames. Kosova u shpall e pavarur nga Kuvendi i saj, ne 17 shkurt 2008. Vetem profesionist nuk mund te quhet nje bylyk i tille. Kur e krahason psh me ish ministrat si Muhamet Kapllani, Paskal Milo, Arta Dade, Besnik Mustafaj apo Ditmir Bushati. Cfare sharlatani partiak!

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë