Alban Daci: Dy realitete të së njëjtës medalje!

Alban Daci: Dy realitete të së njëjtës medalje!

Minatorët sot në protestë te Parlamenti dhe dëbimi i deputetit të PD, Edi Paloka

Jashtë Parlamentit protestonin minatorët e me siguri me të drejtë. Të zgjedhur në Parlament me votën e tyre ose që e ushtrojnë mandatin edhe në emrin e tyre protestonin për veten dhe jo për ata që i kanë votuar për t'i përfaqësuar në Parlament dhe për të mbrojtur të drejtat e tyre ligjore.  

E para është tamam mosbindje civile, sepse janë kundër normave ligjore të Qeverisë që sipas tyre u cenon të drejtat.

E dyta është protestë politike për pushtet. 

Në një ditë dy modele të njëjtit realitet shqiptar, e para e minatorëve tamam mosbindje civile dhe e dyta protestë politike. 

Këto janë dy realitet të njëjtës medalje, politika për vete edhe pse duhet të jetë për qytetarët dhe këta të fundit për vete, por të tradhtuar nga ata që edhe i ka votuar.

Minatorët nuk mund të jenë në Parlament të kundërshtojnë në mënyrë institucionale normat juridike të Qeverisë ose të mbrojnë të drejtat e tyre përmes propozimeve të reja ligjore, por as nuk mund të bëjnë as referendum, sepse u është mohuar edhe kjo e drejte e po ashtu nuk kanë as përfaqësues në Parlament që normalisht duhet t'i kishin për të qenë të përfaqësuar dhe të mbrojtur. Nëse këtë mund ta quani demokraci përfaqësuese siç duhet të jetë atëherë çdo gjë duket Ok!

Pastaj ankohen se nuk fitojnë? Po këta minatorët nuk janë votues? Këta minatorë a janë pak? Po familjarë, miq e të afërm kanë? Po votën e tyre me çfarë arsyetimi do ua kërkojnë pas pak muajsh që janë zgjedhjet? Po të qytetarëve të tjerë si do ua marrin votën? Apo këta janë të gjitha dilema pa zgjidhje?!

A.Q/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    7 Dhjetor, 15:58

    Sipas jush kush duhet ta numërojë votën e diasporës?



×

Lajmi i fundit

'Shqetësimi i Ramës, votuesit gri', Poli Hoxha: Vota e diasporës do jetë autogol për opozitën

'Shqetësimi i Ramës, votuesit gri', Poli Hoxha: Vota e diasporës do jetë autogol për opozitën