Alban Daci: Mekanizmat e dështuar të luftës ndaj Bashës!

Alban Daci: Mekanizmat e dështuar të luftës ndaj Bashës!

Lulzim Basha

Ndjesia e superioritetit!

Bashën e sulmuan duke i justifikuar se "Ata" ishin superior ndaj këtij të fundit dhe për këtë motiv çdo aksion i tyre ishte legjitim, qoftë i drejtë ose jo, qoftë parimore ose jo, qoftë i dhunshëm ose jo! A është vërtetë ekzistenca e superioritetit të tyre ndaj këtij të fundit? Figura e tjera brenda PD as nuk dua të marr guxim t'i krahasoj me Bashën, sepse shumica prej tyre janë investim politik i tij! Pra, janë deputet dhe kanë protagonizëm politiko/publik, jo se kanë merita të veçanta- shpesh këto lënë për të e dëshiruar- por se i futi Basha në lista, i bëri deputet, i mori nga hiçi dhe ju dha kreditë politike. Por të krahasojmë edhe vetë Doktorin me Bashën? Përtej "mitit" Doktori jo vetëm që nuk ka ndonjë superioritet konkret ndaj Bashës, por mund të themi të kundërtën! Pse? Nëse analizojmë sukseset, ata të të dyve, sepse kanë qenë në një skuadër e nëse themi për dështim deri në 2013, ata janë kosto vetëm e liderit e konkretisht e Doktorit! Nëse analizojmë fitoret apo humbjet nëse shikojmë historinë e tranzicionit, më shumë beteja zgjedhore ka humbur Doktori sesa Basha!

Ne jemi fitues dhe ai është humbës!

As kjo nuk qëndron! Basha ka fituar edhe vetëm, kur ata kanë humbur shpesh bashkërisht! Ata e sulmuan Bashën me idenë: ti nuk e mund Ramën e ne sapo të mundim ty edhe atë do e mundim brenda 6 muajve! Në fakt, jo që nuk e mundën Ramën brenda gjashtë muajve siç kishin pretenduar, por pas tre vitesh ai po bën thuajse gati edhe fitoren e 2025. Zgjedhjet e 2021 Basha politikisht e moralisht i fitoi, por ai nuk fitoi pushteti edhe falë probleme të brëndshme që kishte PD në atë kohë për të mos folur se ekzistojnë indicie që kishte projekte për t'a përdorur Bashën si fitues zgjedhjesh dhe pastaj për t'i marrë pushtetin edhe brenda llojit!

Ai nuk bën protesta masive, në i bëjmë dhe do të rrëzojmë Ramën!

Në fakt, Basha nuk kishte probleme me numrin e pjesëmarrjeve dhe masivitetin e protestuesve, por kishte përballë një pushtet i cili nuk kishte asnjë lloj ndjeshmërie dhe kulturë reflektimi apo qasje pozitive ndaj opozitës! Pushteti ka pasur skandale serioze nga 2013 e deri më sot dhe për asnjë rast nuk ka ekzistuar dhe nuk ekziston kultura e dorëheqjes. Gjithashtu, politika ka evoluar dhe pushteti nuk rrëzohet me protesta politike, por vetëm me votë. Nga momenti që "mundën" Bashën, në fakt ka një tkurrje reale dhe domethënëse të pjesëmarrjes në protestat që "ata" kanë bërë. Shembulli i qartë i dështimit të strategjisë së protestave janë atë që janë zhvilluar para Bashkisë qoftë për nga pjesëmarrja e qoftë edhe për faktin se nuk po realizojnë asnjë nga objektivat politik për të cilat i realizojnë!

Basha bashkëpunon me Ramën e ndërsa Ne jo!

Kjo është një teoritë e propagandës më të fortë e bazuar vetëm në gënjeshtra duke e cilësuar Bashën si tradhtar. Qëllimi i saj ishte që ai të humbiste mbështetjen e demokratëve! Faktet kanë folur e po flasin ndryshe qoftë me Amnistinë e po ashtu edhe me marrëveshjen zgjedhore! Në të dyjat rastet "ata" dhe Rama duken qartë se kanë probleme e interesa të përbashkëta. Pra, nëse nuk janë bashkë nuk janë më as kundërshtarë sëbashku! Basha nga shtatori i 2021 e deri më sot nuk ka një provë që është më Ramën ose që i shërben Ramës!

Basha s'ka mbështetje e ne kemi mbështetje!

Në fakt edhe ky narracion është për ty parë! Është fakt se "Ata" i kanë humbur të gjitha zgjedhjet që kanë marrë pjesë duke përfshirë ata të fundit edhe në Himarë! Ndërsa Basha akoma nuk është provuar që nga 2021 me emrin dhe logon e tij! Në zgjedhjet e fundit që logoja e PD mori pjesë në zgjedhje mori më se 100 mijë vota! Ky është fakt!

Koncepti i pronësisë së PD!

PD e kemi themeluar Ne e prandaj është legjitime gjithçka që bëjmë për t'a rimarrë duke mos përjashtuar as luftën fizike, as atë verbale si dhe atë të propagandës. Kjo ka legjitimuar çdo aksion legjitim të "atyre" për një histori të trishtueshme se si e kanë trajtuar PD nga shtatori i 2021 dhe si i kanë trajtuar demokratët! As kjo nuk ka përfunduar ligjërisht ashtu siç mendon e dëshiron duke bindur opinionin publik me tellallët e tyre se nuk duhet të bëhej rikursi, se ajo gjë kishte mbaruar dhe se nuk kishte asnjë bazë juridike se përse duhet të bëhej!

Vera po mbaron dhe po vjen shtatori duket se do të jetë më i nxehtë se muaj korrik i verës. Përtej gjithçkaje dhe çdo gjëje që përdoren ndaj Bashës, ai është aty dhe i palëkundur ndaj objektivave të tij politik. Çështjet e mësipërme janë për t'u parë e për tu vërtetuar në thuaje me pak se një vit që ka mbetur nga koha e zgjedhjeve të reja! Loja është hapur sjellje Basha duket më në formë edhe përballë drejtësisë! Të shikojmë sesi do të luajnë dhe do të kenë mundësi të luajnë lojtarët politik pas shtatorit.

SI.E./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Ethem Lalaj: 17/08/2024 19:03

    Z.Alban: -Si AVOKAT je i mirë e sh.mirë.POR NË ITALI: -Luli u dogj 99 % si politikan.Ka vetëm një shanc:..Të bëhet b/punëtor i SPAK+GJKKO për 21 janarin 2011.Në të kundërt Lulin do e akuzoi Saliu si URDHËR DHËNËS PËR VRASJE.! -Fajet e rënda Lb i ka bër me Saliun si: Rr.Kombit,Shitjen e detit,21 janarin,Lobimin Rus,Lënien e mandateve,Injorimi pushtetit lokal,etj. -Pas largimit të non gratës nga grupi(kuptohet me diktim Amerikan),Luli ja futi GJUMIT..në vënd që ti priste kokën gjarprit me ZILE,duke menduar se Sb do të ikte vetë ..! • Kjo ndofta ishte arsyeja pse nuk e takoi Sek.Shtetit Amerikan. Blinken. -E.Rama nuk largohet pa VOTË..edhe sikur 50 % e qeverisë të shkoi në burg..! •Pasi NË PD & OPOZITË NUK KA LINDUR AKOMA KANDIDATI PËR KM..ZERO. •Dhe kandidati për KM veç votave duhet të marri OK AMERIKAN+BE..të cilat E.Rama i disponon. -Ju përshëndes nga Fieri..i pedonaleve(në të gjithë Shqipen) të E.Ramës KM më i mirë në 34 vite..!

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Perëndimi: Vendimet e Parlamentit të Republikës Sërpska kërcënojnë rendin kushtetues të Bosnjës

Perëndimi: Vendimet e Parlamentit të Republikës Sërpska kërcënojnë rendin kushtetues të Bosnjës