Alban Daci: Musk do të gjunjëzojë Rusinë e Putin ashtu siç bëri Regan me Gorbaçov!

Alban Daci: Musk do të gjunjëzojë Rusinë e Putin ashtu siç bëri Regan me Gorbaçov!

Vladimir Putin

Musk ka një koncept të ri për Botën, le të themi ashtu siç e kishte Regan në kohën e presidencës së tij!

Musk përfaqëson inovacionin në lidhje teknologjinë inteligjentes artificiale dhe po ashtu i ka dhënë me idetë dhe sipërmarrjet e tij një dimension të ri eksplorimit të hapësirës duke mundësuar që kjo të mos ishte monopol shtetëror, por të ishte në dispozicion edhe të qytetarëve dhe të nismave të privatëve.

Kohët e fundit Musk ka bërë kritika edhe ndaj filozofisë së përdorimit të avionëve F35 duke thënë se e ardhmja janë dronët dhe robotika. Për shkak të kapitalit ekonomik, afrimitetit që ka me Presidentin Trump, ka mundësi që të jetë një ndër njerëzit më të rëndësishme edhe në zhvillimin e një koncepti të ri të industrisë ushtarake të SHBA duke e çuar në një dimension krejt të ri që ndoshta më parë nuk ishte imagjinuar.

Sot, Musk, për atë që përfaqëson, por jo vetëm, duket se është njeriu më i afërt i presidentit Trump dhe duke e shoqëruar këtë të fundit në të gjitha takimet e rëndësishme ndërkombëtare. Trump shoqërohet me Musk duke e përdorur këtë fundit dhe si model të SHBA-ve, që duket se ka për kaluar në një dimension të ri për sa i përket zhvillimit. Pra, le të themi se Musk, sot përfaqëson atë që nesër do të jenë SHBA në lidhje me inteligjencën artificiale, konceptet dhe strategjitë e mbrojtës, industrinë e mbrojtës dhe po ashtu edhe në rolin e ri që pritet të kenë SHBA në lidhje me hapësirën.

Rusia dhe Putin po dalin të lodhura dhe të dëmtuara nga konflikti i Ukrainës. 

Potencialin e ideve, kapaciteteve të investimeve dhe peshën financiare të Musk nuk e ka asnjë tjetër edhe në vende si Rusia, ku oligarkët janë të lidhur kryesisht me burimet tradicionale si gazi dhe nafta dhe janë hapa mbrapa në lidhje me investimet në teknologjinë artificiale.

Pranda, Musk ashtu si bëri Regan që me “Luftën e yjeve” gjunjëzojë Gorbaçov dhe çojë në falimentim “Bashkimin Sovjetik” ka shumë gjasa të dërgojë në gjunjëzim Putin dhe po ashtu drejt falimentimit “Federatën Ruse”.  Putin nuk ka asnjë persona si Musk e as mundësi financiare për ta konkurruar tashmë SHBA as në fushën e teknologjisë artificiale, por as në hapësirë.

Duket se marrëdhënia Trump dhe Musk ekziston jo për shkak të ngjashmërive që kanë për shumë çështje, por duket se kanë vizione të përbashkëta për të ardhmen e SHBA duke e shkëputur këtë të fundit nga linjat klasike e tradicionale me të cilat jemi njohur deri më tani. 

Musk është personi që realisht në një mbështetje të fortë nga Trump, jo vetëm mund të jetë një interlekutur për të diktuar paqe për konfliktet, por që do të nis një garë për të sfiduar fuqi si Rusia në arenën ndërkombëtare dhe pse jo edhe në atë hapësinore. Filozofia e Putin që lidhet akoma ngushtë me dobishmërinë dhe rolin e mbushjeve bërthamore duke se tashmë është shumë e vjetër e nuk ka lidhje me sfidat dhe të ardhmen. 

Bombat bërthamore do të mbeten një opsion që nuk do të kenë më peshë në arenën ndërkombëtare duke pasur vetëm rolë të limituar presion për ata që akoma kanë mendësi dhe doktrina të vjetra të sigurisë kombëtare. 

Ardhmja është teknologjia artificiale dhe SHBA e Presidenti Trump duket se janë shumë hapa para në krahasim me pjesën tjetër të Botës.

S.G/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

'Korrupsioni, pesticidi më i rrezikshëm i ekonomisë', Tabaku reagon për bllokimin e mandarinave: Njollë e keqe sigurinë për ushqimore në vend

'Korrupsioni, pesticidi më i rrezikshëm i ekonomisë', Tabaku reagon për bllokimin e mandarinave: Njollë e keqe sigurinë për ushqimore në vend