Alban Daci: Trump mes ‘izolimit’ e politikës së jashtme intensive dhe pak për Shqipërinë!

Alban Daci: Trump mes ‘izolimit’ e politikës së jashtme intensive dhe pak për Shqipërinë!

Donald Trump

Para se të fitonte Trump dhe pasi fitojë zgjedhjet, duke aluduar në sloganin e tij "America First", filluan t'a aludonin këtë të fundit si paqësor dhe si njeri që do të kthente SHBA në kohën e "politikës izoluese" .

Qysh në fillim e kam hedhur poshtë këtë opsion për Trump, sepse nëse do të ndodhte keshtu Shba-të nuk mund të jenë ato që sot!

Akoma pa bërë betimin dhe brenda tre ditëve Trump me propozimin e tij për të rimarrë edhe me forcë "Kanalin e Panamasë", idenë për të marr "Groelandia" , deklaratën provokuese që Kanada të bëhet shtet i SHBA-ve dhe me deklaratën tjetër që nëse Hamas nuk liron pengjet do të fillojë "ferri", po jep sinjalet e qarta se mandatit i tij do të jetë më politike të jashtme shumë intensive dhe aspak izoluese!

Trump është lider i fortë dhe populist!

Lider të tillë nuk kanë qenë asnjëherë në pozicion mbrojtës në histori, por përkundrazi kanë qenë agresivë në politikën e jashtme duke sjellë edhe ndryshime drastike e radikale në realitetin ndërkombëtar! Prandaj, nuk ka sesi SHBA të kthehen në rolin e mbrojtjes gjatë presidencës Trump!

E gjithë karriera si sipërmarrës, njeri publik dhe si politikan e Trump është karakterizuar nga guxim e ndonjëherë i tepruar dhe nga sulmi i vazhdueshëm kundrejt realitetit me të cilin nuk pajtohej edhe në realitetin e brendshëm të shoqërisë amerikane!

Trump do të ketë një politikë të bazuar në diktat dhe kur të mos funksionojë kjo nuk do të përjashtojë as përdorimin e forcës reale!

Sigurisht kjo si pasojë e karakterit të tij personal dhe jetësor, por edhe si pasojë e realitetit aktual ndërkombëtar të do hap spirale të reja që ndoshta në 70 vitet e fundit as nuk janë menduar!

Cila do të jetë e ardhmja e SHBA dhe Botës nën "epokën" Trump janë për t'u parë, por një gjë është e sigurt se do të jetë ndryshe nga dje e më shumë ndryshe sesa nga sot!

Gjithashtu, kam nënvizuar faktin se Biden drejt fundit të mandatit të tij duke lënë  një trashëgimi të madhe e te fortë politike që edhe vetë Trump do e ketë thuajse të vështirë ose të pamundur për t'a rrëzuar!

Këtu kemi parasysh fondet e fundit të rëndësishme ndaj Ukrainës dhe ajo që është më e rëndësishme është fakti se me dhënien e "Medaljes së Lirisë" të Alex Soros, i ka bërë amnistinë më të madhe politike që do e bëj të vështirë aksionin e Trump ndaj George Soros e familjes së tij, sepse do e ketë të pamundur të sulmojë dikë që ka marr mirënjohjen më të madhe e të lartë të dhënë në emër të Shba-të! Pas kësaj amnistie ndoshta është mirë që edhe një pjesë e Opozitës shqiptare të ndryshojë qëndrimet publike ndaj Soros! Realitet po ndryshojnë me shpejt se hapat e një pjesë të Opozitës shqiptare si në politikën e jashtme e për më tepër ndaj politikës së jashtme!

Meloni është një lider që po kupton më mirë se kushdo realitetin ndërkombëtar dhe me një UE nën krizë po kthen sytë për protagonizëm me Shba-të duke i kthyer në politikën e jashtme të vjetër italiane të bërë pas mbarimit të Luftës II nën drejtimin e Demokristianëve me orientim e forte pro amerikan! Po ashtu nuk duhet të harrojmë faktin se Meloni ka një marrëdhënie të fortë me kryeministrin Rama dhe jo me Opozitën shqiptarë! Kjo mund të sjellë edhe marrëdhënie të favorshme të Ramës me Trump dhe politikën e SHBA-ve ne Europë dhe në Ballkan!

SI.E./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Sondazhi i ditës: 8 Janar, 13:30

    Deri në 700 kWh ulet me 1 lekë çmimi i energjisë për familjet, si ju duket?



×

Lajmi i fundit

Pse Janari konsiderohet si muaji më stresues i vitit

Pse Janari konsiderohet si muaji më stresues i vitit