Trazuar me kujtime, lot malli i dashur Flori të uroj gëzuar ditëlindjen. E di që je me ne sot. Love can”, këto janë fjalët që vëllai i vogël Albani ka rrëfyer në këtë ditë të vështirë për të dhe familjen e tij. Ashtu siç pati premtuar më herët, Albani duket se ka mbajtur fjalën, po punon shumë për ti dhënë jetë çdo vargu dhe note muzikore të Dr. Florit. Këtë e shikojmë edhe në postimet e fundit të rrjetet sociale ku Albani shfaqet sëbashku me Klatrinën, në studion muizkore të Dr. Florit.
Por, kjo ditë nuk ka qenë e vështirë vetëm për familjartët, kjo ditë e veçantë e këngëtarit të ndjerë Floran Kondi (Dr. Flori) është përkujtuar nga miqtë më të afërt të artistit. “Sot ditëlindja e Florit. I paharruar…”-ka shkruar këngëtari dhe aktori Ermal Mamaqi. Gjithashtu edhe këngëtarja Aurela Gaçe ka ndarë në rrjetin social Facebook përkujtimin e saj për figurën e tij “Sot do te te festojme ditelindjen o Flor. Na mungon. Shume. Sa here e mendoj ikjen tende , mbushem lotë....”.
Gjithashtu edhe pjesëtari i grupit West Side Family, Landi Hysi e ka kujtuar ditëlindjen e Dr.Florit. Këngëtari i njohur shqiptar u nda nga jeta nëntorin e vitit që lamë pas, si pasojë e një mbidoze kokaine, e cila ka qenë edhe përfundimi I ekspertizës mjeko-ligjore, duke theksuar se mjekët nuk mund të bënin asgjë për ti shpëtuar jetën.
Redaksia Online
(Shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com