Alban Nimani vjen në Tiranë me një
mesazh misterioz

Alban Nimani vjen në Tiranë me një<br />mesazh misterioz
TIRANE- Artisti nga Kosova Alban Nimani e konsideron Galerinë e Arteve të Tiranës “si shtëpinë mikpritëse të performancës së tij multidemnsionale, që mban titullin “E bardha”. Shfaqja do të jetë një bashkëlidhje moderne mes disiplinave të ndryshme të artit si muzika, poezia, video, dizajni, instilacioni dhe kërcimi modern.

Shfaqja do t’i prezantohet një publiku të përzgjedhur dhe të kultivuar shqiptar të martën me 13 maj në Tiranë, ora 19.00 pohojnë burimet nga GKA. Alban Nimani i njohur për eksperimentet e suksesshme me mediat e reja dhe muzikën elektronike, po përgatit t’i ofrojë befasinë e radhës publikut kryeqytetas pas disa prezantimeve në festivale të famshme të artit modern në Cape Tovvn, Mexico City, Romë, Bari dhe Lubjanë. “E bardhë” është konceptuar si një eksplorim i mëtejshëm mbi materien e tingullit përmes mediave dhe teknologjisë së informacionit; si një perspektivë multidimensionale e hapësirës që krijon një lidhje harmonike arkitektonike mes muzikës, poezisë, dizajnit, instalacioneve, videos dhe kërcimit bashkëkohor.

Kjo performancë në botëkuptimin e artistit është destinuar të jetë një aleancë mes artistëve të arteve figurative, muzikantëve, balerinëve eksperimentalë dhe artistëve të fushave të reja. Shfaqja, e cila do të luhet live përgjatë dyzet minutave, është produkt i frymëzimit të Alban Nimanit nga bashkëjetesa e ngushtë me artin në të gjitha dimensionet e tij. Lidhja e ngushtë me artet figurative, muzikën, elektronikën dhe bashkëpunimi me të tjerë artistë mbështetës të mediave të reja, profesionalë dhe të talentuar premtojnë një shfaqje të pazakontë dhe frymëzuese.

Alban Nimani është artist që ka pasur mjaft sukses duke eksperimentuar në mediat e reja dhe muzikën elektronike. I ardhur nga bota e pikturës, në të vërtetë ai bëhet i njohur si artist kur ishte vokalistit i grupit muzikor “Asgjë sikur Dielli”. Kjo e ndihmon që të arrijë të krijojë një lidhje mes shumë zhanreve të muzikës dhe artit. Me përvojë në intermedia dhe muzikë alternative performancat live përmbajnë muzikë minimaliste elektronike dhe procesim në kohë reale të efekteve vizuale, instalacioneve, audio efekteve dhe kërcimit modern. Alban Nimani ka qenë bashkëthemelues i grupit “Asgjë sikur Dielli” me të cilin ka performuar në shumë festivale dhe koncerte të rëndësishme brenda dhe jashtë rajonit.  

Redaksia online
(d.a/shqiptarja.com)

 

  • Sondazhi i ditës:

    Si do e drejtojë Kuvendin Elisa Spiropali krahasuar me Lindita Nikollën?



×

Lajmi i fundit

Incidenti me Osmanin në aeroport, reagon Ministria e Brendshme maqedonase: Iu kërkua të kalonte telefonin në skaner, sigurimi i saj kërcënoi punonjësit

Incidenti me Osmanin në aeroport, reagon Ministria e Brendshme maqedonase: Iu kërkua të kalonte telefonin në skaner, sigurimi i saj kërcënoi punonjësit