Këngëtari i mirënjohur Alban Skënderaj ka sjellë videoklipin e radhës nën titullin “Më prit atje”. Kjo video është rrealizuar nën produksionin e “Pro Video”. Kjo këngë është realizimi më i fundit i këngëtarit i cili aktualisht është pjesë e jurisë në spektaklin e talenteve X-Factor. Albani në këtë kompeticion, i cili transmetohet në televizionin Klan,  është mentor i skuadrës së djemve.(xh.k/shqiptarja.com)