Alban Ylli: Numri i femrave të
prekura nga kanceri i gjirit në rritje

Alban Ylli: Numri i femrave të<br />prekura nga kanceri i gjirit në rritje
TIRANE - Kanceri i gjirit është kanceri më i shpeshte tek femrat në Shqipëri dhe në botë dhe një ndër 3 kancerët më të shpeshte në popullatën totale. Alban Ylli, specialist në ISHP shprehet se “Lidhur me sistemin e informacionit mbi kancerin e gjirit bazohemi në të dhënat e vdekjeve të grumbulluara nga INSTAT dhe incidencën e rasteve të reja që grumbullohen pranë shërbimit të Onkologjisë në QSUT.

Ka një dallim mjaft të madh mes të dhënave të GLOBOCAN 2008 dhe statistikave kombëtare për Shqipërinë. Sipas GLOBOCAN vlerësohet se duhet të kemi rreth 890 raste të reja në vit me kancer gjiri dhe rreth 320 vdekje në vit nga kanceri i gjirit.

Pranë shërbimit onkologjik identifikohen më pak se 500 raste të reja në vit ndërkohe INSTAT nuk e publikon në raportet e saj në mënyrë specifike vdekshmërinë nga kanceri i gjirit, megjithë kërkesat e vazhdueshme nga ana e ISHP në këtë drejtim.”

Po sipas Yllit ka shumë gjasa që mjaft kancere sidomos në mosha të vjetra dhe në faza të avancuara nuk arrijnë të regjistrohen si të tillë.

Specialisti i Institutit të Shëndetit Publik shprehet se në 25 vitet e fundit në Shqipëri është vënë re një rritje e shpejt e numrit të femrave të prekura nga kanceri i gjirit.

“Bazuar në të dhënat e GLOBOCAN është vërejtur një rritje e shpejtë në numrat e kancerit të gjirit gjatë 25 viteve të fundit në Shqipëri. Nga mesi i viteve ‘80 deri më sot numri i vdekjeve në vit nga kanceri i gjirit është rritur më shumë se 2 herë e gjysmë.

Ky është një fenomen që vërehet edhe në shumicën e vendeve ne zhvillim. Në një pjesë të madhe rritja në përgjithësi e kancereve shpjegohet nga rritja e moshës mesatare, por në rastin e kancerit të gjirit, rritja vijon të ngelet edhe pas mënjanimit të efektit të moshës” shprehet Ylli.

Shkrimi u botu sot në gazetën Shqiptarja.com (print) 22.05.2.013

Redaksia Online
(b.m/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Kabineti i ri qeveritar, jeni dakord me ndryshimet e bëra nga Rama?



×

Lajmi i fundit

Del fotoja e mikut të biznesmenit që vdiq det, u arrestua sot! Do i vendosnin tritol anijes 'Finikas Lines', ishin konkurentë në linjën Sarandë-Korfuz

Del fotoja e mikut të biznesmenit që vdiq det, u arrestua sot! Do i vendosnin tritol anijes 'Finikas Lines', ishin konkurentë në linjën Sarandë-Korfuz