Albana Osmani është emëruar Ambasadore e Fëmijëve për Paqen ONLUS në Shqipëri.
Lajmi surprizë i është dhënë Albana Osmanit në programin Top Show Magazine nga avokatja Irena Kita, përfaqësuesja ligjore e projektit “Ti je një luledielli” dhe ish-banori i BB4, Algen Nikolla, një sipërmarrës i cili e ndau iniciativën e Albanës edhe me "The Children for Peace" dhe përfaqësuesen Debrah Ann Mace.
E përlotur, Albana ka falenderuar të gjithë që i janë bërë pjesë e kësaj nisme. Ajo u shpreh se paratë e marra do të shkojnë në ndihmë të gjithë fëmijëve të vegjël që luajnë nga sëmundje të rënda.
Projekti “Ti je një luledielli”është një fushatë sensibilizuese për grumbullimin e të ardhurave në ndihmë të fëmijëve të prekur nga sëmundjet e gjakut, të cilët janë shtruar dhe trajtohen pranë shërbimit të onkohematologjisë pediatrike pranë QSUT. Ajo mori një shtrirje të gjerë në të gjithë Shqipërinë dhe mbarë saj.
Redaksia Online
(B.K/Shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com