Albana Vokshi takim me banorët e Laprakës, kryefamiljarja i shpreh shqetësimin: Më hoqën edhe 30 mijë lekëshin e ndihmës

Ish-deputetja e Partisë Demokratike Albana Vokshi ka zhvilluar një takim në Laprakë me banorët e kësaj zone, ndërkohë që thekson se në këtë zonë nuk është vënë dorë prej 8 vjetësh. Një nënë e tre fëmijëve i tregoi drejtueses politike për Laprakën Albana Vokshi për jetesën e vështirë dhe mbylljen e dyerve në qeveri dhe bashki.

“Unë kam tre fëmijë për të rritur, dhe detyrohem të ik jashtë të punoj. Rri tre muaj andej që të jetojmë këtu, sepse këtu nuk më mbështet njeri. Dhe  30 mijë lekë të vjetra që më takojnë me ligj, m’i kanë hequr.  8 vite nuk ka menduar njeri për mua. Unë dua punë, por asnjë punë pastrimi nuk më japin.- u shpreh kryefamiljarja.

Duke ndarë të njëjtin shqetësim, zonja Vokshi theksoi arsyen pse qeveria dhe Edi Rama i ka braktisur njerëzit.

“Mbështetja si kryefamiljare të takon me ligj, por ty ta kanë hequr atë që të takon,  sepse paratë e tua i marrin i vjedhin dhe tani në prag fushate i shpërndajnë për të blerë vota. Shteti nuk mendon për ty. Për shtetin jeni inekzistent. Të ka hequr dhe 30 mijë lekëshin e vjetër si kryefamiljare, të ka braktisur ty, ka braktisur të gjithë familjet në nevojë, të cilave i ka hequr ndihmën ekonomike. U ka thënë “ke televizor” i ka hequr, kanë biçikletë i ka hequr. Pas datës 25 prill  qeveria jonë do të japë atë që të takon me ligj, ndihmën ekonomike, të cilën do ta dyfishojmë dhe do të ketë një program të veçantë mbështetjeje për kryefamiljaret. Të gjithë qytetarët po bashkohen me koalicionin opozitar, për të sjellë ndryshimin e madh, sepse vendit i duhet një qeveri e përgjegjshme që të mendojë për shqiptarët për një jetë më të mirë të fëmijëve tanë.”- u shpreh Albana Vokshi.

M.Q./r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Siri: 11/03/2021 17:30

    Po nqs ke banesë në pronësi,edhe në ZvicerLand asht nji Soj!! Në Shqipëri,pa i hyrë në hak as'njonit, të gjitha kanë Toka e Vila në Pronësi e i kënaqën duke i dhënë me Qira në të Zezë,pastaj kujtohen për shtet,pasi e vjedhin e e rrjepin ç'do ditë,e jetojnë mbrenda Kullave me mure mesjetare,ku kanë Zanun edhe Trotuarin,pa pyetur për N'gjitjon a Fqinj e Jetën në komunitetin e Bashkësisë!!!!!

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    17 Dhjetor, 08:53

    Hapet një tjetër grupkapitull me BE, a po ecet shpejt drejt integrimit?



×

Lajmi i fundit

VIDEO/Pak minuta pas atentatit në Vlorë, momenti kur qytetarët nxjerrin nga makina Kevin Hajrullën

VIDEO/Pak minuta pas atentatit në Vlorë, momenti kur qytetarët nxjerrin nga makina Kevin Hajrullën