Albani ka ditëlindjen, dedikimi i
Miriamit: Të dua në çdo qelizë të trupit tim!

Albani ka ditëlindjen, dedikimi i<br />Miriamit: Të dua në çdo qelizë të trupit tim!
Këngëtari Alban Skënderaj feston sot përvjetorin e 35-të të lindjes së tij. Por në një ditë të tillë nuk mund të mungonte as urimi i bashkëshortes, Miriam Cani.

Përmes një mesazhi në Instagram ajo ka shprehur në pak rreshta ndjenjat e saj për Albanin.

“Edhe pse ti më shumë preferon të bësh dedikime e jo të marrësh të tilla  :) për 35 vjetorin tënd nuk mund të rrija pa t'i thënë këto fjalë. Ti më provon cdo ditë që ka ende njerëz me shpirt të bardhë në këtë botë. Ti shkëlqen së jashtmi, por më së shumti në brendësi!
Ashtu sic ti ke zemrën, ashtu dhe Zoti të ka bekuar në jetë me dashuri të sinqertë ngado qe ti sheh, me një familie të rrallë, një femijë engjëll dhe të ka dhënë frymëzimin shpirtëtor që ti jua dhuron njerëzve në vepra te vërteta arti qe do të mbeten përgjithmonë.
Krijimtaria jote e vërtetë sapo ka filluar te çeli..
Lum Ameli për të gjitha vargjet hyjnore që do i dedikohen ☺️
Unë që të njoh në të mirat dhe ato "më pak të mirat" :) e tua di të them që Zoti të ka bekuar me virtytet më të larta njerëzore.
Të dua me cdo qelizë të trupit tim ❤.”

alban skenderaj

Redaksia Online
Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Djegin karriget dhe sende drejt Spiropalit, si e vlerësoni aksionin e PD?



×

Lajmi i fundit

VIDEOLAJM/ E rrallë, foka viziton bregdetin e Sarandës

VIDEOLAJM/ E rrallë, foka viziton bregdetin e Sarandës