"Albania, Go your own way!", slogani
i promovimit të Shqipërisë në 2014

i promovimit të Shqipërisë në 2014">
TIRANE- "Albania, Go your own way!" është slogani që do të promovojë Shqipërinë nëpër botë për vitin 2014. Projekti i kompanisë “StrawberryFrog APCO” është zgjedhur fitues si platforma multimediale më e mirë për të promovuar Shqipërinë. Ditën e sotme, Ministria e Turizmit ka prezantuar projektet që kaluan fazën kualifikuese për fushatën “Branding Albania”, si dhe janë shpallur fituesit.

Kështu në vendin e dytë është renditur kompania “Interface Tourism Group”, ndërsa çmimi i tretë ka shkuar për “Hemington”. Gjatë prezantimit të çmimeve fituese, ministrja Eglantina Gjermeni tha se kompania “StrawberryFrog APCO”, mori 6 nga 9 votat e jurisë.

Kryeministri Rama, i pranishëm në këtë aktivitet, u shpreh se me fituesin, imazhit të Shqipërisë do t’i shtohet një aset që do të kontribuojë në luftën e kahershme për ti kthyer imazhin e denjë vendit në largimin e paragjykimeve për të.

“Ditë e bukur dhe ditë e shënuar në historinë e projektimit të imazhit jashtë nesh imazhi përfundon me logon, por fillon të ndërtohet me punët që bëhen realisht vuajmë nga një imazh negativ dhe nuk diskutohet konstrukti i posaçëm në këtë imazh, por ka edhe gjykime dhe paragjykime të vjetra i bindur që me studion fituese do ketë një aleat më shumë dhe efikas për të luftuar imazhin negative dhe për të çliruar energji pozitive”, tha Rama.

Gjatë prezantimit, përfaqësuesi i kompanisë “Strawberry Frog”, Jason Spies u shpreh se Shqipërisë i duhet një ide frymëzuese dhe jo vetëm një logo. Në aspektin e tërheqjes së investimeve të huaja, firma amerikane këshilloi zhvillimin e një samiti në Tiranë.

Më parë fjalën e morën ministrja e Turizmit Gjermeni dhe ai i Zhvillimit Ekonomik Ahmeti, të cilët deklaruan se Shqipëria është Europa e pazbuluar, dhe kjo jo vetëm ne fushën e turizmit, por dhe në atë të ekonomisë. Ministrja Gjermeni tha se në bashkëpunim me studion fituese do të punohet për promovimin e Shqipërisë në botë, dhe rritjen e numrit të turistëve të huaj që vizitojnë vendin tonë.
 
Në finale morën pjesë 5 kompani të huaja nga rreth 100 projekte pjesëmarrëse nga vende të rëndësishme si Anglia, Franca, Greqia, dhe SHBA-të të cilët paraqitën vizionet e tyre në promovimin e turizmit dhe investimeve të huaja në Shqipëri për vitet e ardhshme.

PROJEKTET QE ISHIN NE GARE
1. CNN
Cathy Ibal
Francë
www.cnn.com/international
logo 1
 
2. Hemington
Justin Doherty
Angli
http://hemingtonconsulting.co.uk
logo 2
 
3. Interface Tourism Group
Blaise Borezée           
Francë
http://www.interfacetourism.com
logo 3
 
4. MEC Medianetwork
Harry Bizoumis          
Greqi
http://www.mecglobal.com
logo 4
 
5. StrawberryFrog APCO      
Jason Spies     
SHBA
http://strawberryfrog.com
logo 5

Lista me 5 propozimet më të mira mes 38 propozimeve të dorëzuara, u vendos nga një Juri Ndërkombëtare e përbërë nga 7 anëtarë, të cilët janë: Alastair Campbell, Rana Nejem, Paavo Pettai, Christiphe Ginisty, John Kester, Mimoza Kusari Lila dhe Eglantina Gjermeni.
 
Ndërkohë që Juria Finale e ditës së sotme përbëhej nga 9 anëtarë, mes tyre gazetarin e njohur Bruno Vespa dhe Ahmed Obaid Al Mansoori.

Konkursi arriti të sigurojë pjesëmarrje nga kompani dhe individë vendas, nga vendet e rajonit, Evropa dhe Amerika.

"Branding Albania” synon të promovojë imazhin e ri të Shqipërisë në tregun botëror, ndërsa kompanitë pjesëmarrëse në konkurs paraqitën projekt-propozimet më të mira për logon, sloganin dhe strategjinë e re për të promovuar Shqipërinë.

PËRMBLEDHJE E PREZANTIMEVE TË BËRA NGA PËRFAQËSUESIT E KOMPANIVE
 
CNN-Turner-Time Warner: 1 brand me disa role
Qëllimi ynë është që të krijojmë një brand ku të përfshihen disa role në të. Së pari kërkojmë që logoja të përfaqësojë identitetin shqiptar. Së dyti kërkojmë që ajo të tërheqë turizmin dhe investuesit në Shqipëri.
 
Motoja që ne menduam është “ IT’s all about Albania, ndërsa logoja është një lulëkuqe, që në brendi të saj imiton simbolin e shqiponjës.
 
Kemi menduar që promovimi të vijë përmes një spoti 60 sekondësh, që do të ndërtohet në formën e një selfie commercial, pra me video të njerëzve që bëjnë selfie duke ilustruar vendet më të bukura shqiptare.
 
Vendet që do të mbulohen do të jenë Europa, Afrika dhe Lindja e Mesme
 
Hamington: Promovimi të shtrihet në 3 vite më së shumti nëpër evente
Të parët që do të shohin promovimin duhet të jenë Opinion Leaders-at e vendeve, ku përfshihen investuesit, media, shtegtuesit etj. Fushata jonë shtrihet në 3 vite dhe më së shumti në organizimin e eventeve, jemi kundër strategjive komerciale të TV, sepse ato kushtojnë shumë shtrenjtë dhe nuk garantojnë sukses të plotë.
 
Logoja që kemi menduar është ajo e shqiponjës, në profil, teksa në brendinë e saj mund ta shfrytëzojmë për të future pamje nga më të ndryshmet, që simbolizojnë turizmin malor, bregdetar, kulturor apo dhe investimet.
 
Një aspekt tjetër është promovimi nëpër revista, më së shumti ato angleze. Kemi menduar ta nisim me “the London Mag” me figurën e Lord Bajron-it, i cili ka qenë në Shqipëri dhe është një poet mëse I njohur në Britani. Buxheti që mendojmë të shpenzojmë është rreth 500,000 mijë euro.
 
Interface: Share the Secret, be the first- ndaj sekretin, bëhu i pari
Ne jemi fokusuar në modelin e një koncepti kreativ. Për ne Shqipëria është një sekret që nuk është zbuluar akoma dhe si I tillë ne kemi menduar që motoja të jetë pikërisht kjo “share the secret, be the first”.
 
Në idenë tona fushata duhet fokusuar në televizionet kryesore si CNN Euronews, për rreth 15 ditë, nga ku arritja për persona është rreth 20 milionë veta. Gjithashtu kemi menduar dhe për një fushatë në median sociale.
 
MEC-medianetwork: Petali simbolizon zemrën e hospitalitetit të shqiptarëve
Kemi bërë një propozim prej njëmijë faqesh, por s’besoj se do kem kohë që t’i referohem të gjithave. Shtetet evropiane nuk kanë parë një vend në procesin e zhvillimit të tij. Shqipëria është një laborator i hapur.
 
Investuesit do mund të vijnë sepse taksimi është i favorshëm, si dhe sepse rrogat janë relativisht të ulëta.
 
Motoja që ne kemi menduar është “Rediscover Europe”, ndërsa logoja është një petal i hapur i kuq që simbolizon zemrën dhe mikpritjen e shqiptarëve si njëra ndër karakteristikat e tyre.
 
Kemi menduar që fushata të zhvillohet tek “CNN Euronews” ndërsa në rrjetet online në vende si Mbretëria e Bashkuar dhe Gjermania; po ashtu kemi menduar për disa spote të shkurtra.

StrawberryFrog APCO, Jason Spies: Logoja me diellin dhe qiellin mesdhetar
Logoja që ne komandojmë është një qasje moderne ndaj gjeografisë suaj. Është bashkëkohore, e qartë dhe përdor ngjyrat e qiellit dhe diellit dhe përfaqësojnë vetë qiellin dhe diellin mesdhetar. Është shumë e rëndësishme për ne që Shqipëria të mos bëhet një vend tjetër i BE, por vend i vetvetes.
 
Kickstarter është një faqe online biznesi ku kushto mund të postojë një ide të re biznesi. Çdokush tek kjo ide mund të investojë para. Shqipëria të shkojë të kjo faqe dhe të zgjedhje 2 ose 3 biznese, dhe të paguajë koston e tyre me detyrimin që këto biznese të vijnë dhe ta nisin këtu aktivitetin e tyre. Kjo do t’ju nxjerrë në çdo Tv sepse fundja ju do të tregonit bashkëpunimin dhe vullnetin përkarshi bashkëpunimit me komunitetin e biznesit.
 
Shqipëria mund të luajë një rol në këtë fushatë, vendi ka të rinj që dinë gjuhë të huaja, të shkojnë dhe të takojnë të huajt, investitorët.
 
Ku kanë në Google disa foto dhe harta të mërzitshme, ideja është të krijojmë një konkurs të gjithë Shqipërisë, të nxjerrim kamerat, dhe të kapim vendet më të bukura.
Shqipëria është në një pozitë të veçantë që nuk e gëzon asnjë vend tjetër në Europë. Jeni guri i fundit i çmuar i paprekur në Europë. Tani është momenti që të shpaloset mbase pas 2 ose 3 vitesh dot jetë shumë vonë.
 
Ju them se kam 3 jave që kam ndenjur në vend dhe jam dashuruar pas tij. Vendi ka vizitorë të jashtëzakonshëm dhe ne nuk kemi ardhur këtu thjesht për të bërë fushatë reklame.
 
Redaksia Online
(Arbi Kasapi/e.s/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Si do e drejtojë Kuvendin Elisa Spiropali krahasuar me Lindita Nikollën?



×

Lajmi i fundit

Incidenti me Osmanin në aeroport, reagon Ministria e Brendshme maqedonase: Iu kërkua të kalonte telefonin në skaner, sigurimi i saj kërcënoi punonjësit

Incidenti me Osmanin në aeroport, reagon Ministria e Brendshme maqedonase: Iu kërkua të kalonte telefonin në skaner, sigurimi i saj kërcënoi punonjësit