'Albania' nga Capital T, FSHF zbulon këngën që do të shoqërojë kuqezinjtë në kampionatin Europian 'Gjermani 2024'

'Albania' nga Capital T, FSHF zbulon këngën që do të shoqërojë kuqezinjtë në kampionatin Europian 'Gjermani 2024'

Federata Shqiptare e Futbollit ka bërë publik lajmin e daljes së këngës zyrtare që do të shoqërojë kuqezinjtë në aventurën e tyre në kampionati Europian “Gjermani 2024”.

Kënga e titulluar “Albania” do të këndohet nga Capital T dhe do të bëhet bëhet publike në 30 maj.

'Krenaria Kombëtare në Nota Muzikore! FSHF është e lumtur t’ju bëjë me dije se kënga zyrtare e Kombëtares shqiptare në finalet e Euro 2024 titullohet "Albania" dhe është realizuar në bashkëpunim me një nga artistët më të suksesshëm të muzikës shqiptare & më të pëlqyer, Capital T.

Një këngë që përfaqëson më së miri identitetin tonë kombëtar e që do të udhëheqë kuqezinjtë tanë në çdo moment përgjatë kësaj aventure të paharrueshme në finalet e Kampionatit Europian "Gjermani 2024".

Ky bashkëpunim unik përfaqëson fuqinë e bashkimit dhe pasionit, që na karakterizon të gjithë si shqiptarë. Le të festojmë së bashku këtë moment historik & të mbështesim ekipin tonë drejt suksesit! Forca Shqipëria! STAY TUNED, datë 30 maj.'- njofton FSHF.

M.Q./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Shqipëria humb me Italinë, a ka shanse të kalojë grupin në Euro 2024?



×

Lajmi i fundit

Euro 2024/ Anglia i falet Bellingham, 'Tre Luanët' mposhtin 0-1 Serbinë

Euro 2024/ Anglia i falet Bellingham, 'Tre Luanët' mposhtin 0-1 Serbinë