Minuta Zero/ Andrea Marko 'skanon' kuqezinjtë: Fitojmë me Kroacinë dhe kualifikohemi! Kishim tifozerinë më të shkëlqyer

Andrea Marko, ish futbollist dhe Gjergji Ndoci drejtor i akademisë së futbollit Dyrrah City ishin të ftuar në "Minuta Zero' hapësira në Report tv kushtuar Euro 2024 sot me mbrëmjen e tretë,  ku diskutuan për ndeshjen e Shqipëri - Itali dhe rezultatin 2-1.

Marko, i cili ndoqi ndeshjen live në stadiumin e Dortmundit në Gjermani, u shpreh për Andi Kapxhiun dhe Ogerta Spahiun se duhet të dalim me kokën lart nga kjo ndeshje, ndërsa vlerësoi Bajramin për golin vetëm pas 23 sekondave të lojës dhe performancën e tij.

'Unë nuk mund të vlerësoj dot në pjesën e notave duhet me qenë më tolerant. Është një moment që nuk kam nevojë për vlerësim por për kurajo. Pas një humbje gjen një moment je i zbrazët dhe ruajtja e ekuilibrave është domethënës. Bajrami më pëlqeu. Broja lëvizi ishte markim i rreptë. Vlerësimi nga njëherë mund të jetë preferencial, pavarësisht ulja e kokës nuk jam për një vlerësim minimal.'

Ndoci komentoi më tej uljen e kokës së mbrotjësit Elseid Hysaj që i kushtoi Shqipërisë golin e dytë dhe disfatën ndaj azzurëve.

'Është zhgënjyes të shohësh një sjellje nga një mbrojtës. Është një gjest që na la pak shije të hidhur.'

Për Markon ulja e kokës nga Hysaj ka qenë më tepër një refleks, pasi goditja e mesfushorit italian Barrela ishte e papritur.

'Momenti i parë që mbrojtësi ka detyrë të mbroj portën dhe të mos lejë kundërshtarin. Pastaj ka qenë afër, ka qenë refleks instiktiv ka menduar për vetë mbrojtje.'

Më tej, Marko vlerësoi edhe gabimin në vendosje të mbrojtjes tonë në pësimin e golit të parë, kur shënoi Bastoni.

'Këtu ka një gabim në vendosje për mendimin tim. Kur është goditur faulli, duhet të ishin dy lojtarët tonë. Ata ishin superiorë në aspektin numerik.'

Ndoci shtoi se rrjeshtimi i kombëtares sonë gjatë ndeshjes me të kaltrit për shumë minuta ishte mjaft mbrojtës.

'Nëse do luajmë në të njëjtën formë do jetë e vështirë të kualifikohemi. Sylvinho e preku faktin që nuk i bëmë presion Jorginhos. Kishte momente kur ishte 7-2-1 rreshtimi në fushë.'

Ndërsa Marko shprehet optimist për ndeshjen e rradhës me Kroacinë.

'Duhet të fitojmë 2-0 me Kroacinë që të zëmë vendin e tretë.'

Duke komentuar performancën e tifozëve kuqezi Marko shprehu vlerësimin maksimal

'Besoj që është një moment acarues. Por dje ishte një shembull i kulture dhe respekti. Ekstremistët nuk mungojnë,. Tifozët e humbin logjikën e futbollit dhe kalojnë tek logjika e dhunës. Po të shikosh masat e policisë janë të jashtëzakonshme.'

Gjithashtu dhe për Ndocin tifozët kuqezi ishin një shembull i shkëlqyer.

'Nëse i kthehemi në kohë tifozeria angleze dhe ruse patën një përplasje në 2016. Vlerësoj me notën 10 tifozerinë shqiptare dhe dhanë një shembull të shkëlqyer.'

Marko shtoi se tifozët shqiptarë shpalosën një kulturë të jashtëzakonshme.

'Mendoj se është tifozeria më e shkëlqyer. Nuk kishte asnjë lloj ofeze asnjë sharje. Standard i lartë. Gjithë me fanellat e kombëtares, shallin. Kulturë e jashtëzakonshme. Nuk pashë një zënkë dhe ngritje zëri.'

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 22:10
Nga SHBA në Dortmund, tifozët kuqezi nuk ndalen për Shqipërinë: Mijëra kilometra, kombëtarja mbi të gjitha

Dy tifozë shqiptar kishin ardhur nga SHBA në Dortmund për të ndjekur kombëtaren shqiptare në sfidën ndaj Italisë, ku kuqezinjtë u mundën 2-1 në sfidën hapëse të Euro 2024.

Për gazetarin e Report Tv, Ernest Koçi ata shprehen se e kanë bërë këtë sakrificë për kombëtaren, ndërsa shpresojnë për një fitore ndaj Kroacisë në ndeshjen e dytë në Hamburg ditën e mërkurë.

'Jam mirditor nga Amerika. Kam ardhur me një mikun tim dhe ka dy ditë që jemi këtu po presim. Ndeshja ishte madhështore dje. Gjithë Shqipëria ishte këtu. Presioni i madh në futboll, pritshmëria ishte e madhe për të gjithë tifozët. I surprizuam italianët. Dhe u bllokuam komplet. Në vend të bllokoheshin italianët, u bllokuam ne. Ndeshja ishte e bukur. Pjesa e dytë e morëm veten. Mendoj se Sylvinho do bëj ndryshmet e duhura në ndeshjen e dytë, mund të surprizojmë.', shprehet njëri prej tyre.

'Kur loz kombëtarja me thënë të drejtën, mundohemi të vijmë. Pavarësisht vështirëve punën familjes, kombëtarja mbi të gjitha. Ishte një gëzim i madh, dita e tretë këtu. Kuqezi Dortmundi kudo, prisnim fitore, por 2-1 mirë ishte, Italia është kampione bote. Po shijojmë hotelin, do rrimë 3 ditë dhe do nisemi në Hamburg të shikojmë ndeshjen me Kroacinë, ne shpresojmë tek fitorja. Por 2-1 dje mirë ishte, mirë nga e keqja.', thotë tifozi tjetër.

'Ndeshja me Kroacinë do jetë madhështore. Mendoj se 2-1 do dalim me Kroacinë, do i rrahim.' parashikon tifozi i parë.

G.K/E.H/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Iris: 17/06/2024 02:50

    Mbaj frymen se duke u kualifikuar jemi! Do te jemi me fat edhe nese e mbyllim me nje barazim.Kroacia nuk eshte kocke per ne.

    Përgjigju
  • veri: 16/06/2024 22:05

    Kesaj i thonë te fluturosh me pras....

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Sulmin në ditën e Krishtlindjes Zelensky e quajti çnjerëzor, reagon Moska: Ishte sukses! Ne i arritëm objektivat

Sulmin në ditën e Krishtlindjes Zelensky e quajti çnjerëzor, reagon Moska: Ishte sukses! Ne i arritëm objektivat