DURRES- Baza detare e “Kepit të Palit” pas një periudhe të gjatë të lënies në harresë i është rikthyer funksionit të saj të vjetër. Ndonëse e amortizuar deri në shkatërrim, ajo ka qenë arena e një stërvitje ndërkombëtare me trupa shqiptare dhe britanike. Ideja e stërvitjes ishte zbarkimi i forcave komando angleze në territorin shqiptar në funksion të mbrojtjes së bazës nga një sulm i forcave terroriste. Në ceremoni morën pjesë presidenti i republikës Bujar Nishani, ministrja e Mbrojtjes Mimi Kodheli, ambasadori i Mbretërisë së Bashkuar Nikolas Canon, përfaqësues të trupit diplomatik, si dhe ushtarakë e të ftuar të tjerë.
Ministrja Mimi Kodheli në fjalën e saj theksoi se stërvitja në fjalë është duke u zhvilluar në një situatë të brishtë për sigurinë në kontinentin tonë duke marrë parasysh zhvillimet dhe aktivitetet e dhunshme në lindje të Ukrainës prej Federatës Ruse si dhe aneksimi i Krimesë. Ministrja Kodheli tha se "Shqipëria është e gatshme të veprojë kudo e kurdo si partner i përgjegjshëm i NATO-s".
“ ‘Luani shqiptar 2014’ që bëhet në vendin tonë është trgues i madhësisë dhe rëndësisë së saj. Përfitimi më i madh është konsolidimi i miqësisë mes dy forcave tona të armatosura. Stervitja ‘Luani Shqiptar’ po zhvillohet në kohë të brishtë për sigurinë e kontinentit europian. Shqipëria ka dënuar prej fillimit agresivitetin e Rusisë dhe iu është bashkuar pozicionimit të aleateve. Terrorizmi dhe fondamentalizmi po kapercejne çdo limit. Shqipëria veproi shpejt duke mbështetur qeverinë e Irakut. Ne kemi treguar se jemi të gatshëm të veprojme kurdo e kudo si partner i përgjegjshëm”, deklaroi ministrja Kodheli.
Presidenti i republikës Bujar Nishani në fjalën e tij komentoi edhe ngjarjet që zhvillohen në Mesdheun Lindor dhe në lindje të Ukrainës, të cilat janë dëshmi se për sigurinë dhe paqen kërkohet aleancë me forcat më demokratike dhe sigurinë, siç është Aleanca e Atlantikut të Veriut.
Më pas të pranishmit kanë ndjekur një demonstrim të forcave komande britanike dhe shqiptare me veprime nga ajri,deti dhe toka për eliminimin e një grupi të rrezikshëm terroristësh. Sot ishte dita e mbylljes së stërvitjes së përbashkët britaniko-shqiptare e quajtur "Albanian Lion 14", e cila fokusohet në kryerjen e operacioneve të evakuimit të civilëve, “Non-Combatant Evacuation Operations”, nëpërmjet operacioneve detare, tokësore dhe ajrore. Në këtë stërvitje kanë marrë pjesë rreth 600 trupa.
Redaksia Online
(g.f/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com

VIDEO
çdo kohë për të mbështetur NATO-n">