Molla e madhe, që duhet kafshuar! Ky përcaktim më erdhi në mendje edhe si bosht filozofik, por edhe si metaforë apo si një përkufizim personal që mund t'i bëj Amerkës. Të paktën atë pjesë të cilën e pashë, e shijova dhe e shëtita në fillim të muajit më të nxehtë, gushtit, që këtë vit për njujorkezët as nuk u solli nxehtësi dhe as nuk u mori frymën. Përkundrazi, siç na e pohonin gjithë qejf, ishte gushti i parë që darkave u sillte freski. New York-u i ka periudhat kulminante për t'u vizituar, sikundër edhe shtete të tjera në Amerikë që tërheqin miliona turistë nga e gjithë bota, por Molla e Madhe, vendi i qiellgërvishtësve qëndron aty dhe është për të gjithë. Kulmin e mbingarkesës me turistë e arrin në vjeshtë e pranverë, kjo e favorizuar shumë nga koha. Por ai vend nuk zbrazet kurrë. Madje në zemër të tij, Manhattan nuk fle kurrë.
Një botë e vogël me njerëz që vinin nga kudo. Raca e kultura ishin mbledhur aty. Gjithsecili me anglishten e personalizuar, ku nuk të zë turpi edhe nëse gabon apo frazat nuk janë formuar si gjuha e filmave. Kush e viziton për herë të parë, ndalesat i ka si pjesa më e madhe e turistëve dhe këtë bëra edhe unë e miqtë e mi të aventurës. Dita mund të mbushet lehtësisht mes atraksioneve si atyre me pagesë, por edhe të tjerave pa para. Meqë ra fjala tek paratë, nëse shkohet në zemrën e Amerikës, ku uji më i lirë kushton mbi 1.5 dollarë, ai grusht me dollarë që merr me vehte duhet menaxhuar mirë, sepse në të kundërt ato para ikin po si uji.
Central Park dhe "Një natë në Muzeum"
Fillimisht Central Park, mushkëria e të gjithë atij vendi të madh, zhurmshëm pse jo edhe të pisët në disa zona. Për shëtitje, vrap, ecje qejfi a dashurie, relaks e deri për fotografi tek rezervuari i Kennedy-t duhet ndaluar patjetër. Pastaj nëse keni të freskët kujtimet e filmit. "Një natë në Muzeum", nuk mundeni që të humbni disa orë në një tjetër realitet, atë të Muzeut të Historisë së Natyrës. Gjithçka aty është mahnitëse që nga sallat gjigande që na treguan se zënë përafërsisht 4 milionë vizitorë në vit. Kush i beson teorive te evolucionit dhe fantashkencës nuk mundet të mos ndalet aty. Sidomos për të përjetuar historinë e formimit të planetit tokë rrefyer nga Ëhoopi Goldberg.
Ndalesa tjetër e miliona turistëve është MOMA. Personalisht pak e njoh artin pamor. Kam informacion të përgjthshëm, por mahnitja që krijohet në Muzeun e Artit Modern është e papërsëritshme. Me koleksionin më të gjerë të piktorëve modernë nga Pikaso deri te Ëarhool, instalacionet artistike deri tek ato qe s'mund t'i mendosh, të marrin katër apo pesë orë të mira gjatë vizitës në New York. Dhe shumë afër Bulevardi i 5-të, ai i filmave, dyqaneve, por dyqaneve mirëfilli shik, atyre të modës së lartë, bulevardi i klubeve dhe restoranteve super të shtrenjta. Ama edhe mund të kapësh një hot-dog po aty, në rrugë, si kudo në vendin e zhurmshëm. Meqë përmenda ushqimin duhen provuar qoftë edhe për neps, të gjitha nga pak. Edhe picat e trasha amerikane, edhe Cola e birra amerikane, fastfood-i e ëmbëlsirat, por edhe ushqimi më fin, pasi kuzhinat e gjithë botës që janë aty nga sushi i Nobu deri tek Maceleria e italianeve apo Spice Market e "Sex and the City".
Broduej dhe Statuja e lirisë
Na thanë dhe shkuam në një shfaqje alla amerikane në Broadway. "Chicago" prej vërteti! Live, me emocion të plotë përgjatë dy orëve. Qiellgërvishtëset na i rekomanduan në perëndim të diellit. Mahnitës Nju Jorku nga majat e Top Of the Rock apo Empire State. Sidomos kur gjen një bar të mirë në mbrëmje edhe me pamje për të shijuar ndonjë Mojito apo Budëeiser.
Times Square natën është tamam si në film. Si për herë të parë, edhe unë e miqtë e mi qëndruam me kokë lart sa u ngopëm duke parë tabelat ndriçuese, reklamat gjigande dhe realitetin llamburitës aty.
Suveniret? Nuk mund të shpëtosh pa blerë disa prej tyre, Statujën e Lirisë e kanë ndër emblemat më të tregtuara. Edhe ne si mijëra turistë atë gusht morëm anijen që të çon drejt statujës së gjelbër. Shprehja e fytyrës teksa anija i afrohej dekut të ankorimit, ishte për tu fotografuar. Mimika e çdokujt ndryshon. Aparatet fotografike janë gjithmonë gati dhe shkrepjet i dëgjon ngado. Ngjitur ndodhet Ellis Island, ku në Muzeun e Emigracionit mes mijëra emrave të regjistrave të emigracionit kërkova me sy dhe gjeta edhe disa shqiptarë. Ishin ata të parët fare, të fillim viteve 1900.
New York-u, i lidhur pashmangshmërisht me 11 Shtatorin, vendi i ish-Kullave Binjake, ku sot po ngrihen 3 super kulla te reja, është lënë i hapur për vizitorët. Kujtohet çdo gjë, çdo kujtim i mbetur nga ajo që ndodhi, i vendosur madje edhe në një muze të vogël . Emocion të fortë provon aty!
14 milionë banorë, me shumicë kineze jetojnë si në shtëpinë e tyre në ChinaToën ku shëtita në këmbë ashtu si edhe një tjetër lagje historike- Little Italy. Aroma e ushqimeve aziatike, të ngacmon hundët. Mundesh edhe të ndalesh për të qetësuar stomakun.
Në skaj të Manhattan-it, në Bronx nuk e humbëm një vizitë në Kopshtin më të madh Zoologjik. Kopshti ishte i mbushur me kafshë që i kishim parë veç në dokumentarë që jetonin lirisht dhe të qetë në habitatin e krijuar për ta. Mu kujtua kopshti ynë! Nuk mundesh ta shmangësh këtë mendim, por natyrisht që kalon sepse s'ka vend për të qëndruar gjatë.
Rrugës lëviznim me metrotë që nuk flinin kurrë dhe përshkruanin cep më cep New York-un. Ndaluam në Bronx dhe aty e kupton mirë diferencën mes qendrës dhe periferisë.
Apple dhe epilog
Molla amerikane e ka Apple-in e saj si shumë çka tjetër në hi-tech, krenari e pushtimit teknologjik që i bën botës. Smartphone e Tableta tejet të përhapura i gjen në duart e kujtdo ndaj eksperienca që provon në një Apple Store është mbresëlënëse. Tipike amerikane me vizionin e Steve!
Si unë edhe miqtë e mi, zgjodhëm t'i shihnim gjërat më të bukura të atij vendi të madh, të zhurmshëm kaotik, por me energji që s'ndalet. Takuam njerëz që na treguan se tentonin ëndrrën amerikane, të tjerë që ishin të realizuar, të tjerë në përpjekje të vazhdueshme dhe mendimi që më kalonte vazhdimisht ishte: duhet provuar dhe kuptuar nga filozofia luftarake e jetesës deri tek bashkjetesa, kultura dhe stili që përfton aty! Mollë e madhe New York-u, ndaj edhe për verë, një copë të shijon!
(Shkrimi u botua ne suplementin FUNDJAVA)
(sg/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com