“Për rreth 3 vjet e gjysëm jam kuruar dhe vazhdoj ende të kurohem sepse më zë paniku dhe ankthi. Unë që ti bija shkurt, - shprehet Albano,-zgjodha pijen dhe jetën e shfrenuar.Pija 2 shishe alkool në ditë. Dhe kjo zgjati për afro 1 vit e gjysëm-2 vjet. Tani më duket sikur më zënë mallkimet e 300 400 njerëzve që kam lënduar.”
Më tej gjatë intervistës, Albano tregoi se këtë problem e ka superuar dhe që prej 2 qershorit 2016 nuk ka konsumuar asnjëherë alkool. Ky problem madje e bëri atë që të ndahej edhe nga e fejuara. Ai falenderoi 2 mjekët e tij që e kanë ndihmuar dhe vazhdojnë ta ndihmojnë pa i kërkuar asnjë shumë monetare.
Arsyeja kryesore e këtij problemi ka qenë fama. Albano e ka patur të vështirë të mësohet me jetën që sjell të qënit i famshëm
Redaksia online
A.K/Shqiptarja.com











