Kjo për arsyen se përpara se të fillonte te Apartamenti 2XL, Albano kishte bërë 4 herë audicione në Portokalli dhe Altin Basha nuk i kishte pëlqyer rolet e tij.
“Vajta për audicion te Portokallia me 4 role dhe asnjë prej tyrre nuk më pëlqeu Altin Basha. Pas 3 muajsh në 2XL më thotë Besi që të vija në Portokalli dhe të bënim një pjesë. Unë vajta 1 ditë në mbledhje dhe nuk më ngjiti dhe ika që aty. Nuk ndjeva ndonjë obligim të thosha arsyet pse ika që aty sepse nuk isha i punësuar. Pas kësaj dëgjova që kishin thënë se që gjoja vajta për të spiunuar teknikat.
Dëgjova gjithashtu edhe se Altin Basha kishte thënë që sa të ishte ai unë nuk shkel më këtu. Dhe unë nuk hëngra bukë për 20 minuta ” është shprehur Albano
Aktori tha gjithashtu se ai kurrë nuk do të heqë dorë nga Apartamenti 2XL, sepse atje ka një marrëdhënie shumë të mirë me kolegët dhe me drejtuesin Turjan Hyskaj
Redaksia online
A.K/Shqiptarja.com











