Albano Carrisi së shpejti në Shqipëri 
koncert për shenjtoren Nënë Tereza 

Albano Carrisi së shpejti në Shqipëri <br />koncert për shenjtoren Nënë Tereza 
Al Bano Carrisi pritet të vijë në Shqipëri për të dhënë një koncert në nder të shenjtores Nënë Tereza. Fondacioni "Nermin Vlora Falaschi" në bashkëpunim me Shoqatën Kulturore "Al Bano Carrisi", më 17 shtator me rastin e Shenjtërimit të Nënë Terezës ka organizaur koncertin me Al Bano Carrisin 2 orë në Sheshin "Nënë Tereza". Ky koncert shënon edhe 27 vjetorit të koncertit të parë që ka dhënë në Shqipëri çifti i këngëtarëve Al Bano e Romina Power. 

Po në këtë ditë, këngëtari do të marrë nënshtetësinë shqiptare, çelësin e kryeqytetit dhe do të shpallet "Personalitet i shquar i Qarkut të Vlorës''.

Për koncertin, drejtuesit e shoqatës bëjnë me dije se kanë siguruar bashkëpunimin me bashkinë e Tiranës, ndërsa shoqatat po bëjnë përpjekje të mundësojnë të ardhurat për udhëtimin e tij.

Organizatortët njoftojën se do të çelin edhe nje ekspozitë në nderim te këngëtarit, me rastin e Shenjtërimit të Nënë Terezës.

“Albano ka lidhje te ngushta me bamiresen shqiptare. Nënë Tereza i ka bekuar vajzën Kristel pas lindjes, këngëtari ka marrë medaljen e Nënë Terezës, që e mban gjithmonë me vete, emri tij, simbolizon Shqipërine dhe merr nënshtetesine shqiptare'',  pohon Zenepe Luka.

Redaksia Online
XH.K/shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Ku po i kaloni pushimet e verës?



×

Lajmi i fundit

Humbi jetën pasi ra nga shtylla e tensionit në Patos, reagojnë Sindikatat për punëtorin egjiptian: Përgjegjësit të dalin para drejtësisë

Humbi jetën pasi ra nga shtylla e tensionit në Patos, reagojnë Sindikatat për punëtorin egjiptian: Përgjegjësit të dalin para drejtësisë