Albanologu Drago Flis: Populli
im paragjykon shqiptarët

Albanologu Drago Flis: Populli<br />im paragjykon shqiptarët
Albanologu dhe gazetari slloven, Drago Flis, i ka vënë vetes një qëllim; të vendos urat lidhëse mes Sllovenisë e Kosovës. Sipas tij ende ka barriera, të cilat vijnë nga ajo paragjykimet e popullit të vet ndaj shqiptarëve.  Drago Flis, pjesëmarrës prej tetë vjetësh në Seminarin e Albanologjisë, thotë se interesi i tij për gjuhën shqipe ka nisur që nga koha e bombardimeve dhe koha e çlirimit të Kosovës.

“Që nga viti 1999 unë jam angazhuar që të ndihmojë sado pak Kosovën në rrugën e saj drejt pavarësisë, duke qenë gjithmonë i bindur që Kosova meriton të jetë e pavarur”, rrëfen albanologu slloven, duke theksuar se interesi politik e human slloven për shtetin kosovar dhe kulturën e tij ka qenë i vogël. Drago Flis, slloveni, 64-vjeçar është i dashuruar me gjuhën shqipe, ndaj Seminarin Ndërkombëtar të Gjuhës, të Letërsisë dhe të Kulturës Shqiptare në Kosovë ai e sheh si një mundësi të mirë të njohjes sa më të madhe të gjuhës sonë. 

“Nuk kam dashur që të humb kontaktin me gjuhën shqipe sepse që në momentin e parë që e kam mësuar një fjalë shqip, në atë kohë kur punoja në OSCE, më ka entuziazmuar shumë dhe që atëherë kam filluar ta mësojë atë, ndonëse interesimi i kolegëve të tjerë të huaj, e edhe ai i sllovenëve, ishte shumë i vogël”, pohon Flis, duke shtuar se shqipja e ka zënë vendin e gjuhës gjermane si gjuha e parë e huaj për të. “Kultura shqiptare është shumë e pasur në krahasim më hapësirën që mbulon ajo..”, vazhdon bisedën Flis, derisa shton, se ajo ka traditë të vjetër e pak të zbuluar”. 

Përveç fjalëve të mira për Seminarin, i cili e vlerëson si një ngjarje shumë të rëndësishme dhe të pasur e që pasuron fushat me të cilat merret, ai ka një kritik që ka të bëjë më shtrirjen e Seminarit në trojet ku flitet shqipja. Drago Flis pak kohë më parë pati prezantuar veprën e Jusuf Buxhovit “Kosova”, në Slloveni. Ai thotë se tashmë ka në dorëshkrim veprat e përkthyera të Ismail Kadaresë, por për të cilat akoma s’ka marrë përkrahjen për botimin e tyre. 


Shkrimi u botua në Shqiptarja.com (print) në 29 Gusht 2014

Redaksia Online
(d.a/shqiptarja.com)   

 

  • Sondazhi i ditës:

    Si do e drejtojë Kuvendin Elisa Spiropali krahasuar me Lindita Nikollën?



×

Lajmi i fundit

Barcelona arrin marrëveshjen me Olmon, i bën ofertën e tretë Leipzigut

Barcelona arrin marrëveshjen me Olmon, i bën ofertën e tretë Leipzigut