Agjencia Nacionale e Trafikut Ajror, e cila menaxhon dhe kontrollon hapësirën ajrore Shqiptare në një reagim për mediet për bën të ditur se avioni i kapur me 120 kg marijunë në Itali nuk ka pasur lejë fluturimi.
Albcntrol bën të ditur se, avioni ultra light i cili u kap gjatë aksionit “free flight”, nuk është shfaqur në asnjë moment në ekranet e radarëve të kësaj agjencie pasi nuk ka pasur leje nga Autoriteti i Aviacionit Civil, nuk ka dorëzuar një plan fluturimi, dhe për rrjedhojë nuk plotëson kushtet e marrjes së shërbimit të kontrollit të trafikut ajror që Albcontrol ofron.
Më tej sqarohet gjithashtu se, Albcontrol ofron shërbimet e tij në hapësirën ajrore shqiptare për avionët civil e ushtarakë që zbatojnë rregullat dhe standardet e ICAO, të cilat burojnë nga Konventa e Çikagos dhe anekset e saj.
Por, avioni duhet të ketë pajisjen “transponder” (pajisje e detyrueshme në bord për të marrë shërbimin e radarëve), me leje nga autoritetet dhe plan fluturimi. Në rast të kundërt, pra nëse avioni nuk është i pajisur me transponder, nuk kërkon përmes radios ofrimin e shërbimit të trafikut ajror, nuk ka një leje të miratuar dhe një plan fluturimi, agjencia nuk ka kontakt dhe kontroll mbi këtë objekt.
Redaksia Online
(f.s/shqiptajra.com)
/Shqiptarja.com