Albert Kamy kujtohet në Shqipëri;
vjen në Tiranë profesori Guerin

Albert Kamy kujtohet në Shqipëri;<br />vjen në Tiranë profesori Guerin
Një nga autorët më të mëdhenj të letërsisë botërore, nobelisti Albert Kamy (Albert Camus) do të përkujtohet në Tiranë gjatë panairit të librit. Kamy është nga shkrimtarët më të preferuar për lexuesin shqiptar. Madje, disa nga veprat e tij janë ribotuar disa herë në gjuhën shqipe. Për 100-vjetorin e lindjes së shkrimtarit të madh është menduar një aktivitet i rëndësishëm, i cili më 14 nëntor do të organizohet nga Ambasada e Francës në Tiranë në bashkëpunim me Shoqatën e Botuesve Shqiptarë. Kryetari i shoqatës së botuesve Petrit Ymeri pohon se “Nga Parisi vjen profesori Jean Yves Guerin, një emër i shquar i kulturës europiane, që do të jetë në qendër të konferencës kushtuar Albert Camus-ë, me rastin e 100-vjetorit të tij”. Gjithashtu do të ketë një fotoekspozitë me projeksione për jetën e veprën e shkrimtarit të shquar.

Shkrimi u publikua sot (12.11.2013) në gazetën Shqiptarja.com (print)

Redaksia Online

(d.d/shqiptarja.com­)

  • Sondazhi i ditës:

    Kabineti i ri qeveritar, jeni dakord me ndryshimet e bëra nga Rama?



×

Lajmi i fundit

Veliaj thirrje politikës: Mos u përfshini duke penguar çdo investim në Tiranë, zgjatimi i Lanës do transformojë qytetin

Veliaj thirrje politikës: Mos u përfshini duke penguar çdo investim në Tiranë, zgjatimi i Lanës do transformojë qytetin