Albagaz nënshkruan marrëveshjen e bashkëpunimit me gjigantin spanjoll të gazit ENAGAS! Balluku: Energjia e rinovueshme, prioritet për Shqipërinë

Gjigandi spanjoll i transmetimit të gazit “Enagas” vjen në Shqipëri falë marrëveshjes së nënshkruar me shoqërinë “Albgas”. Kjo marrëveshje e kthen kompaninë nga gadishulli iberik në një aksionere të shoqërisë shqiptare të gazit. Kjo marrëveshje vjen si pjesë e strategjisë së qeverisë të nisur në 2019-ën, për diversifikimin e burimeve të prodhimit të energjisë.

"Vërtet ne prodhojmë 100 % energji të rinovueshme, por edhe në ditët më të mira nuk është më shumë se 75 % e nevojës së tregut, që do të thotë se ne jemi të detyruar të blejmë në import", tha Balluku.

Ministrja e Energjisë, Belinda Balluku u shpreh se do të ndikojë në hapat që do të hedhë Shqipëria në të ardhmen dhe vuri theksin tek energjia e rinovueshme.

"Duke pasur një partner të ri, duke firmosur sot një bashkëpunim me “Enagas”, kemi shënuar sot një hap të ri për të forcuar sistemin tonë energjetik, për të krijuar kapacitetet e reja dhe burimet alternative të prodhimit të gazit të lëngshëm dhe duke kthyer Shqipërinë si një nga vendet më të rëndësishme të Ballkanit për transmetimin e gazit të lëngshëm, i cili do të vijë në portin e Vlorës dhe duke e kthyer Shqipërinë në një faktor energjetik për të gjithë Europën”, tha Balluku.

Për kompaninë spanjolle, Shqipëria është zonë kyçe për sigurinë energjetike.

“Shqipëria do të jetë kyçe për zgjidhjen e jo vetëm të nevojave të saja për energji, por në këtë mënyrë të kongribuoj për sigurinë e energjisë në europë. Enagas dhe albgas embrion i një opertori te vetëm europianë në fushë. Kjo vlen në veçanti për Mesdheun", tha CEO i Enagas Arturo Gonzalo.

Për administratorin e “Albgas”, Arber Avrami, kjo marrëveshje i vjen në ndihmë objektivit madhor të kthimit të Shqipërisë në qendër rajonale energjetike.

Ky është projekti i dytë për gazin e lëngshëm natyror që Kryeministri nënshkruan me një kompani të huaj. Shqipëria firmosi marsin e vitit të kaluar një marrëveshje me SHBA i cili përfshinte konvertimin e TEC-it të Vlorës dhe  ndërtimin e një terminali të ri gazifikimi duke e shndërruar Vlorën një port rajonal të gazit.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja