Piktura e Albin Kurti dhe Vuçiç që puthen në buzë sjell pasoja për artisten nga Kosova, kërcënohet me vdekje
Albin Kurti dhe Aleksandër Vuçiç
Piktorja Emira Murati ka pikturuar Kurtin dhe Vuçiç duke u puthur në buzë, sipas konceptit të saj, për të dhënë mesazhin e dashurisë kundër luftës, por kjo ka sjellë pasoja për të. Sipas saj, pas publikimit të pikturës në rrjete sociale ka marrë kërcënime për jetën.
“Unë linda kur ishte vendosur paqja dhe lufta kishte marrë fund. Pavarësisht se sa të thella janë marrëdhëniet kaotike mes Kosovës dhe Serbisë mendoj se mentaliteti i rinisë dëshiron paqen me shumë se gjithçka”, thotë Emira Murati.
Kjo vepër është një lloj kritike kundër liderëve të dy shteteve. Në pikturën e saj, 3 metra të lartë paraqitet kryeministri Kurti dhe presidentin Vuçiç teksa përqafojnë njëri-tjetrin dhe puthen me sytë e mbyllura.
“Historia regjistron puthjet për momentet e dhimbjes dhe lamtumirës. Por historia na kujton gjithashtu edhe për puthjet e vëllazërisë e madje edhe të tradhtisë. A do të jetë kjo një prej tyre?”, kështu shkruante Ermira më 17 shkurt, kur prezantoi në rrjetet social pikturën e saj, me rastin e 15-vjetorit të pavarësisë.
Pas kësaj, komentuesit në rrjetet sociale kane reaguar me mesazhe urrejtje e madje edhe kërcënime me vdekje ndaj pikturës. “Ti meriton plumbin”, i shkruan një përdorues.
“Kërcënimet nuk kanë ndikim tek unë. Nuk do më ndalin. Në momentin qe reagojnë e kuptoj se mesazhi ka shkuar në vendin e duhur”, thotë ajo. Murati tregon se piktura e re përcjell mesazh të pastër politik, dhe se është e mësuar me kërcënimet. Edhe vitin e kaluar u përball me një reagim të njëjtë kur realizoi një pikturë të dy burrave me kostume tradicionale që putheshin në buzë, si gjest mbështetje për komunitetin gay në Kosovë.
F.D/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
Çfarë prisni në vitin 2025?
-
Punë
8.2%
-
Shëndet
73.5%
-
Mirëqënia
18.4%
Vota total: 452
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Prizreni, qendra kryesore e vizitorëve nga Shqipëria për festat e fundvitit
31 Dhjetor 2024, 16:22
-
Kosovë/ KQZ: Vendimi i PZAP-së për Listën Serbe është i plotfuqishëm
31 Dhjetor 2024, 15:44
-
Nënkryetarja e PDK-së i përgjigjet Albin Kurtit: Ndaj nuk aplikon për vizë amerikane, për shkak të formularëve?
31 Dhjetor 2024, 15:28
-
Kosovë/ Gjykata Supreme rrëzon Kurtin, urdhëron KQZ që të regjistrojë Listën Serbe në zgjedhje
31 Dhjetor 2024, 13:05
-
Kurti tallet me krerët e UÇK që po gjykohen në Hagë: Nuk shkoj t'i takoj, se duhen plotësuar shumë formularë
31 Dhjetor 2024, 12:57
-
Kurti quajti 'kërmijë dhe lepuj' Prokurorinë Speciale! Ish-diplomati në Report Tv: Deklarime të tilla do i kushtojnë, kryeministri nuk e ka imunitet arrestimin
30 Dhjetor 2024, 20:10
-
Serbi/ Dënohen prindërit e një nxënësi që vrau 10 veta në një shkollë në Beograd
30 Dhjetor 2024, 18:18
-
Prokuroria Speciale ngre aktakuzë kundër ish-kreut të Korporatës Energjetike të Kosovës dhe dy të tjerëve
30 Dhjetor 2024, 15:56
-
Ngrihet aktakuzë ndaj 13 personave për incidentin vdekjeprurës në Novi Sad
30 Dhjetor 2024, 15:45
-
Kurti si Berisha sulmon prokurorët e Kosovës, refuzon të dëshmojë: ‘Kërmij’ e ‘lepuj’! I përgjigjet prokurori special: Askush s' është mbi ligjin
30 Dhjetor 2024, 15:10
-
Kurti si Sali Berisha, sulmon ashpër prokurorët e Kosovës: ‘Kërmij’ e ‘lepuj’! Nuk shkoj të dëshmoj, ta shohim a kanë guxim të vijnë ata
30 Dhjetor 2024, 09:32
-
Arben Ramkaj: Shqiptarët dhe Mercenarizmi në Siri
29 Dhjetor 2024, 21:05